Haradinaj për “Deutsche Welle”: Marrëveshja për Asociacionin nuk mund të zbatohet

Në një intervistë për “Deutsche Welle”, Ramush Haradinaj theksoi se nuk do të zbatohet marrëveshja e Brukselit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar antikushtetushmërinë e saj...

747545
Haradinaj për “Deutsche Welle”: Marrëveshja për Asociacionin nuk mund të zbatohet

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në një intervistë për radion shtetërore gjermane, “Deutsche Welle”, theksoi se nuk do të zbatohet marrëveshja e Brukselit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar antikushtetushmërinë e saj.

“Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ne duhet të jemi të disiplinuar dhe ta zbatojmë Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta jonë ka parashikuar mundësinë e organizimit të asociacioneve, që mund të jenë organe vetëm koordinuese, por jo vendimmarrëse dhe s‘ka veprimtari ekzekutive”, nënvizoi Haradinaj.

I pyetur se sa ekziston mundësia që asociacioni i komunave me shumicë serbe të jetë një këmbim me mbështetjen e serbëve për krijimin e ushtrisë së Kosovës, Haradinaj u shpreh se “Kosova nuk bën pazar për çështjet e saj të brendshme”.

“Logjika e deritanishme ka perënduar, në Kosovë do të fillojë një logjikë e re qeverisëse dhe ne nuk do të jemi peng të askujt”, tha Haradinaj.



Lajme të ngjashme