BE-ja kërkon numërimin e çdo vote në Kosovë

Bashkimi Evropian (BE) përmes zyrës në Prishtinë u ka premtuar qytetarëve të Kosovës në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit se çdo votë do të numërohet dhe asnjë prej tyre nuk do të shkojë dëm.

BE-ja kërkon numërimin e çdo vote në Kosovë

Çdo votë do të numërohet dhe asnjë prej tyre nuk do të shkojë dëm. Kjo është porosia dhe premtimi që Bashkimi Evropian u ka bërë qytetarëve të Kosovës në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Zyra e BE-së në Prishtinë në këtë kontekst u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, pasi vetëm kështu do të ruhet demokracia në vend.

Ndërkohë, ashtu sikur ambasadat e QUINT-it, edhe BE-ja ua ka tërhequr vërejtjen partive politike që të sigurohen se kanë propozuar kandidatët më të përshtatshëm për të qenë pjesë e Kuvendit. Ata thonë se në shumë prej vendeve të BE-së personat të cilët janë dënuar për “Krime të rënda” nuk do të bënin pjesë fare në listat për deputetë.

Zyra e BE-së në Kosovë ka bërë thirrje që të sigurohen se kanë propozuar kandidatë të përshtatshëm për postin e lartë që ata do të mbajnë. Kosova meriton përfaqësues të pozitës dhe të autoritetit të lartë moral. Në shumë prej vendeve tona individët që janë dënuar për ‘Krime të rënda’ përjashtohen automatikisht nga pjesëmarrja në zgjedhje.



Lajme të ngjashme