Shqipëri – Nis procesi i Vettingut; mblidhet komisioni ad hoc

Komisioni ad hoc me 6 anëtare për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë zhvilloi mesditën e së martës mbledhjen e parë konstituuese, pas votimit të hënën në Kuvend edhe të emrave të opozitës...

Shqipëri – Nis procesi i Vettingut; mblidhet komisioni ad hoc

Komisioni ad hoc me 6 anëtare për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë zhvilloi mesditën e së martës mbledhjen e parë konstituuese, pas votimit të hënën në Kuvend edhe të emrave të opozitës. Kjo procedurë i hapi rrugën zbatimit të ligjit të Vettingut.

Anëtarë të komisionit janë deputetë të partive kryesore parlamentare, në paritet mazhorancë-opozitë. Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja përfaqësojnë Partinë Socialiste (PS); Flamur Noka dhe Oerd Bylykbash Partinë Demokratike (PD); Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) përfaqësohet nga deputeti Luan Rama dhe Partia Republikane (PR) nga deputeti Fatmir Mediu.

Sipas Oerd Bylykbashit, detyrë e komisionit është që t'u dërgojë listën e kandidatëve dy komisioneve të tjera. Ndërsa për deputetin Manja, komisioni ad hoc do të marrë në shqyrtim dosjet e 193 kandidatëve.

Brenda dhjetë ditësh, komisioni i përcjell listën e hartuar komisioneve ad hoc përzgjedhëse. 



Lajme të ngjashme