Mali i Zi në fund të majit bëhet anëtar i NATO-s

Mali i Zi do të jetë anëtar me të drejta të plota i NATO-s në Samitin e Aleancës Veri-Atlantike që do të mbahet në fund të muajit në Bruksel.

trump nato karadağ.jpg
Karadağ bağımsızlık 11.yıldönümü.jpg
Ülgün_Ulqin_Yunus Emre_Türkçe kursu.jpg
Vera Katana_Ali Bardhi_Elita Radyosu.JPG
karadag herceg novi.jpg
musluman ulke karadag 56 21.jpg

-Pavarësia, ngjarja më e rëndësishme në historinë moderne të Malit të Zi

Me aktivitete të shumta kulturore që u mbajtën në disa qytete, Mali i Zi kremtoi Ditën e Pavarësisë. Kryeministri Dushko Markoviq në një pritje me rastin e kësaj feste tha se “Pavarësia është detyrim i shenjtë i ç’do malazezi”. Ai shtoi se pothuajse një shekull ishte i nevojshëm që të realizohet 21 maji dhe komuniteti ndërkombëtar të njohë të drejtën e Malit të Zi si një shtet i pavarur. Me urdhër të Presidentit të Malit të Zi Filip Vujanoviq me rastin e Ditës së Pavarësisë u realizua qitje nderi me artileri në kryeqytetin historik Cetinje. Në këtë qytet  ishin ftuar grupe të njohura nga vende të rajonit, ndërkohë që në Budva, ishte i ftuar këngëtari i njohur turk Hakan Altun.

-Në fund të majit Mali i Zi bëhet anëtar i NATO-s 

Mali i Zi do të jetë anëtar me të drejta të plota i NATO-s në Samitin e Aleancës Veri-Atlantike, ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump nga fundi i majit, thonë zyrtarë në Bruksel. Të gjitha vendet anëtare kanë ratifikuar hyrjen e vendit në NATO, me përjashtim të Holandës, e cila ka thënë se ratifikimi do të ndodhë në ditët në vijim. Anëtarësimin e Malit të Zi në NATO Rusia e konsideron si provokim dhe e kundërshton atë.

-Ulqini, qytet i trashëgimisë kulturore

Ulqini posedon një numër të madh objektesh me vlerë të kulturës materiale nga periudha Osmane, thotë në një intervistë ekskluzive për Zërin e Turqisë, Kryeimami i Bashkësisë Islame në Ulqin Mr. Ali Bardhi, i diplomuar në fakultetin e teologjisë  ë Universitetin “Marmara” të Stambollit në temën: “Periudha Osmane në shkollat e mesme të Malit të Zi dhe Turqisë”.

-TIKA do të restaurojë disa objekte të kultit në Ulqin

“Gjendja e objekteve të Bashkësisë Islame të Ulqinit është në përmirësim e sipër. Kemi restauruar një pjesë të madhe të xhamive në qytet dhe në fshatra. Aktualisht jemi në pritje të restaurimit të “Xhamisë Namazgjasë” dhe “Hamamit” që janë në pronësi të Bashkësisë Islame. Këto projekte do t’i mbështesë TIKA. Përndryshe TIKA ka nisur restaurimin e Sahat Kullës në Podgoricë, andaj brenda një kohe të shkurtër presim që të fillojnë punimet edhe këtu në Ulqin në “Xhaminë e Namazgjasë dhe Hamamit në kuadër të “Xhamisë së Pashës”. Sa i përket objekteve të tjera, ato janë në gjendje të mirë. Në të ardhmen planifikojmë që të rinovojmë edhe “Xhaminë e Kryepazarit” sepse ajo ka nevojë për ndërhyrje. Kemi organizuar një tryezë kushtuar Beledijes dhe Shtëpisë së Pashës, ku është diskutuar edhe për mundësitë e rinovimit të tyre bashkë me Komunën e Ulqinit ose ndonjë institucion tjetër.

-Xhamia e Marinarëve në Ulqin, e vetmja e llojit të saj në tërë bregdetin e Adriatikut

V.Katana: Z Bardhi, “Xhamia e Marinarëve”, që është ndërtuar me ndihmën e Turqisë, është objekt që tërheq vëmendjen jo vetëm të besimtarëve, por edhe të vizitorëve të shumtë që vijnë në Ulqin. A e ka justifikuar veten rindërtimi i kësaj xhamie?

A.Bardhi: “Ajo e ka justifikuar veten për vetë faktin se është rindërtuar në vendin ku ka ekzistuar dikur. Në të njëjtin vend tani është ringritur përsëri. Kjo është një gjë madhështore për Bashkësinë Islame të Ulqinit, për të gjithë qytetin, për të gjithë besimtarët në Mal të Zi, por edhe në botë. Kjo xhami në arkiva ka disa emërtime si p.sh. “Xhamia e Ranës”, pasi ndodhet në Lagjen e Ranës. Në ndonjë dokumentacion figuron edhe si “Xhamia e Skelës”, apo e “Limanit”, “Ibrahim Pashës”, edhe natyrisht si “Xhamia e Detarëve”, emri që mban edhe sot. Kjo xhami është e veçantë për vetë faktin se në tërë bregdetin e Adriatikut është unike dhe nuk ka xhami që ndodhet më pranë detit si ajo”.

V.Katana: Sa është i pasur arkivi i Bashkësisë Islame të Ulqinit me material arkivore dhe sa shfrytëzohet ky arkiv?

A. Bardhi: “Arkivi i Bashkësisë Islame të Ulqinit ka kaluar një periudhë jo shumë të volitshme. Kohë më parë ka ekzistuar arkivi i Bashkësisë Islame dhe ai i qytetit tek Meqemja e Vjetër. Për shkaqe që ne nuk i dimë, arkivi është djegur disa herë dhe një pjesë e madhe e dokumentacionit ka humbur. Një pjesë ekziston tek ne. Kanë mbetur disa dokumente që janë në gjuhën arabe-osmane. Një pjesë që i përket viteve 1939-1945 ekziston në gjuhën malazeze. Natyrshëm lind nevoja për rregullimin e një objekti të veçantë sepse materialet arkivore ne i mbajmë në një depo, ku për momentin aty ruhen”.

Hamami i “Xhamisë së Pashës”, vlera unikale pas renovimit nga TIKA në shërbim të besimtarëve dhe turistëve.

V.Katana: Përmendët rikonstruimin e Hamamit nga ana e TIKA-s, kur mund të pritet jetësimi i këtij projekti?

A.Bardhi: “Deri tani janë kryer të gjitha fazat përgatitore. Tani pritet hapja e tenderit nga ana e TIKA-s. Mund të them se është çështje ditësh. Ashtu siç na kanë premtuar, viti 2017 do të shënojë edhe restaurimin e “Xhamisë së Namazgjasë” dhe Hamamit, tek “Xhamia e Pashës".

V. Katana: A mund të na flisni diçka për bashkëpunimin që keni me Bashkësinë Islame të Malit të Zi, konkretisht me Reisin, Rifat Fejziq?

A. Bardhi: Ne jemi pjesë e Bashkësisë Islame të Malit të Zi dhe me plot krenari mund të them se kemi arritur fazat më të mira të bashkëpunimit ndërmjet Këshillit tonë dhe Meshihatit. Kështu shpresojmë se do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.

V. Katana:Kohëve të fundit në Ulqin janë duke u zhvilluar kurse të mësimit te gjuhës turke. A ka të interesuar për të ndjekur këto kurse?

A. Bardhi: Në kuadër të Bashkësisë Islame ne kemi një objekt, të cilin e ka rinovuar TIKA dhe aty mbahen kurse të ndryshme jo vetëm fetare, por edhe kurset e gjuhës turke. Këtë vit janë dhënë diplomat në Qendrën Islame në Tivar, ku edhe është organizuar programi i ndarjes së diplomave.

-Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit Bashkësia Islame e Ulqinit paralajmëron organizimin e aktiviteteve të shumta

V.Katana: Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit. Cilat janë përgatitjet që po bëni për këtë muaj?

A. Bardhi: “Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura. Kemi programe që organizojmë ç’do Ramazan, si leximi i Kuranit, angazhimet për namazet e teravisë, ligjëratat e ndryshme etj. Këtë vit do të kemi edhe një tjetër risi. Me datën 10 qershor do të kemi mysafir Elvis Naçin nga Tirana, i cili do të bëjë një program në Qendrën për Kulturë. Do të kemi po ashtu një program nga Medreseja “Mehmet Fatih” dhe nga kopshti “Xixëllonjat”, që punon në kuadër të Bashkësisë Islame të Ulqinit. Do të organizojmë edhe Iftare. Në përgjithësi do të jetë një muaj i ngjeshur me aktivitete dhe donacione për Medresenë apo donacione që do të ndahen për të varfrit,- tha për Zërin e Turqisë, Mr. Ali Bardhi, Kryeimam i Bashkësisë Islame të Ulqinit

- Përgatiti për Zërin e Turqisë nga Ulqini, Vera ALIBEGU KATANA -



Lajme të ngjashme