Xhaferi: Askush të mos frikësohet që parlamenti maqedonas drejtohet nga një shqiptar

Në një intervistë për agjencinë zyrtare turke të lajmeve, Anadolu Agency, ai nuk përjashton mundësinë që presidenti Ivanov të refuzojë mandatimin e liderit të LSDM-së.

Xhaferi: Askush të mos frikësohet që parlamenti maqedonas drejtohet nga një shqiptar
Xhaferi: Askush të mos frikësohet që parlamenti maqedonas drejtohet nga një shqiptar
Xhaferi: Askush të mos frikësohet që parlamenti maqedonas drejtohet nga një shqiptar

Në një intervistë për agjencinë zyrtare turke të lajmeve, Anadolu Agency, ai nuk përjashton mundësinë që presidenti Ivanov të refuzojë mandatimin e liderit të LSDM-së.”Mosdhënia e mandatit nga presidenti, sipas rregullores dhe kushtetutës nuk është pengesë për shumicën parlamentare që të vazhdojë me seancën për formimin e qeverisë”, thotë ai.Kryeparlamentari i ri i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi tashmë i ka dërguar letrën presidentit Gjorge Ivanov për krijimin e shumicës parlamentare, ndërsa ky i fundit për një afat 10-ditor duhet të mandatojë liderin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) për formimin e qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë.

Kryeparlamentari i ri i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi tashmë i ka dërguar letrën presidentit Gjorge Ivanov për krijimin e shumicës parlamentare, ndërsa ky i fundit për një afat 10-ditor duhet të mandatojë liderin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) për formimin e qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë.

Në një intervistë për agjencinë zyrtare turke të lajmeve, Anadolu Agency, ai nuk përjashton mundësinë që presidenti Ivanov të refuzojë mandatimin e liderit të LSDM-së.

”Mosdhënia e mandatit nga presidenti, sipas rregullores dhe kushtetutës nuk është pengesë për shumicën parlamentare që të vazhdojë me seancën për formimin e qeverisë”, thotë ai.

27 prillin, mbrëmjen kur turma e protestuesve të dhunshëm hyri brenda ndërtesës së parlamentit të Maqedonisë, si pasojë e së cilës mbetën të plagosur rreth 100 persona, ndër të cilët edhe deputetë, gazetarë dhe pjesëtarë të policisë, Xhaferi e konsideron si data më e zymtë e historisë së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

Xhaferi në vijim thekson se seancat parlamentare do t’i drejtojë në gjuhën shqipe, sepse siç thotë ai, ligji dhe Kushtetuta japin hapësirë të interpretimit pozitiv të normës ligjore me të cilën nuk pengohet të jetë e pamundësuar udhëheqja e seancave parlamentare në gjuhën shqipe.

Në historinë e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi është shqiptari i parë që do të udhëheqë një nga tre funksionet më të larta shtetërore. Për këtë zgjedhje Xhaferi thotë se është një përfitim politik në kuptimin e perceptimit të statusit kolektiv të shqiptarëve në Maqedoni.

“Përfitimi është se verifikohet aftësia dhe mundësia e shqiptarëve në Maqedonisë përkrahë qytetarëve tjerë që kanë kapacitetin e duhur intelektual, mental, institucional dhe profesional për të menaxhuar dhe për të udhëhequr me organet më të lartë ose me institucionet më të larta shtetërore, e drejtë njerëzore për mundësi të barabarta në qasjen ndaj institucioneve”, deklaron Xhaferi.

”Asnjë qytetar nuk ka nevojë të jetë i frikësuar nga fakti që parlamenti udhëhiqet nga një shqiptar”, thekson ai.

Në lidhje me ftesën ndaj Xhaferit për vizitë në Shqipëri nga presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë thekson se ajo vizitë do të kontribuojë në ndërtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por bëri të ditur se do të realizohet pas formimit të qeverisë së re të Maqedonisë, sepse sipas tij, në periudhën e zgjedhjes së qeverisë ai duhet të jetë prezent në vend.

Akuzat ndaj Shqipërisë për ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë, Xhaferi i konsideron si propagandë brenda subjekteve politike të Maqedonisë, sepse siç thotë ai, nuk kanë pasur argument tjetër kundërshtuesit e ecurive politike në Maqedonisë përpos që të inskenojnë rreziqe që nuk ekzistojnë.

“Dy vendet nuk kanë asnjë çështje të hapur mes veti që përbën problem. Në këtë drejtim mendoj se një vizitë e tillë do të jetë vetëm se ndërtimi i marrëdhënieve të mira që i kanë këta dy vende dhe dy popuj, pa marrë parasysh implikimeve të ngushta të politikave ditore në kuptimin e asaj që është propaganduar muajve të fundit në protestat në Maqedoni, por ajo nuk ka kontribuar dhe nuk ka ndikuar në raportet reale mes dy vendeve, gjegjësisht të dy popujve”, deklaron Xhaferi.



Lajme të ngjashme