Koment - Dhuna frikëndjellëse në Parlamentin e Maqedonisë

Dhuna e mbrëmjes së 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë ishte një burim shqetësimi serioz për këdo që kujdeset për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Koment - Dhuna frikëndjellëse në Parlamentin e Maqedonisë
Sulmi në Kuvendin e Maqedonisë
Sulmi në Kuvendin e Maqedonisë

Përkrahësit e VMRO-DPMNE hynë brenda dhe ”pushtuan” Kuvendin, ku sulmuan deputetë dhe gazetarë dhe ku pati 9 të plagosur ndër të cilët njëri në gjendje të rëndë (Zijadin Sela).

Ditën e enjte, më 27 prill Parlamenti i Maqedonisë u bë skenë e ngjarjeve të dhunshme. Sapo koalicioni, që zotëron shumicën në Parlament, zgjodhi Kryetarin e Parlamentit mbështetësit e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski bastisën godinën e kuvendit. Sulmi ndaj deputetëve të Partisë Socialdemokrate përfundoi me plagosjen e mbi 100 personave që gjendeshin në sallë. Kjo ngjarje jo vetëm që hodhi dritëhije mbi vlerat demokratike të Maqedonisë, por ngriti gjithashtu shqetësime rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në këtë vend.

Maqedonia është një vend i rëndësishëm në aspektin e sigurimit të stabilitetit në Ballkan. Për shkak të pozitës gjeostrategjike dhe strukturës së popullsisë trazirat e mundshme këtu mund ti kapërcejnë kufijtë e Maqedonisë. Për këtë arsye, dhuna e mbrëmjes së 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë ishte një burim shqetësimi serioz për këdo që kujdeset për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Mendohej se Ballkani e kishte lënë prapa tashmë konceptin, që një parti politike në detyrë (qeverisje) të dalë kundër ndryshimit të pushtetit me një mënyrë që do të shkaktonte incidente të dhunshme. Besohej se tani nuk kishte më vend në Ballkan për një stil qeverisjeje që nuk i kushton vëmendje të mjaftueshme sovranitetit të zgjedhësve, që dëmton demokracinë dhe liritë, që fajëson kundërshtarët politikë për tradhti ndaj atdheut, që i ndjek penalisht opozitarët dhe madje që luan me marrëdhëniet etnike. Sidoqoftë, ngjarjet e fundit në Maqedoni nuk ishin shumë larg për të treguar se një klimë e tillë vazhdon të ekzistojë ende.

Dhuna në Parlamentin e Maqedonisë nuk ishte një luftë e thjeshtë për pushtet. Ishte treguesi i rezistencës së një lideri, i cili e ka qeverisur Maqedoninë që nga gushti 2006 deri në janar 2016 dhe që po bën përpjekjeje për të qëndruar me çdo kusht në pushtet. Ishte sjellja e një partie politike, të cilën opozita e akuzon për rritje të influencës mbi institucionet shtetërore, për ndërhyrje në media, gjyqësor dhe biznes, për provokim të nacionalizmit, për parregullsi zgjedhore, për korrupsion, pra ishte sjellja e një partie politike që dëmton traditat demokratike të vendit. Ishte orvatja për të ruajtur imunitetin e një elite politike, e cila hetohet nga Prokuroria Speciale. Ishte përpjekja e një pushteti, që nuk arriti të krijojë dot qeverinë e koalicionit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor 2016, për ti bllokuar opozitës me rrugë jo-demokratike rrugën e krijimit të qeverisë, pavarësisht se opozita ka siguruar shumicën e nevojshme (për koalicion) në parlament.Të gjitha këto e bënë edhe më të brishtë demokracinë në Maqedoni.

Përkundër faktit se dihet adresa e paqëndrueshmërisë politike në Maqedoni këto vitet e fundit, gjithmonë do të jetë e dobishme që gjendja të shikohet nga një fotografi më e madhe. Para së gjithash, si është e mundur që një lider dhe një parti politike, e cila synon ta çojë vendin drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të shfaqë disa sjellje që nuk përputhen me vlerat e BE-së, kjo është diçka që duhet të hetohet. Si është e mundur që maqedonasit, një nga popujt më paqësor të ish-Jugosllavisë, të zvarriten drejt moçalit të nacionalizmit ekstrem? Natyrisht që përgjigja e kësaj pyetjeje mund të kërkohet në dimensione të ndryshme, duke filluar që nga situata e sigurisë me të cilën ballafaqohet vendi, e deri në performancën ekonomike, që nga funksionimi i institucioneve demokratike e deri në konvergjencën socio-kulturore.

Për demokratizimin e një vendi është gjithashtu e rëndësishme që ky vend të ketë me fqinjët marrëdhënie në nivel të mirë. Për këtë arsye, ata që refuzojnë emrin, kombin, gjuhën dhe kishën e Maqedonisë dhe ata që bllokojnë anëtarësimin e këtij vendi në institucionet euroatlantike, duhet të pyesin veten një e nga një për pjesën e tyre të përgjegjësisë. Po ashtu edhe Brukseli, i cili nuk ka bërë shumë përpjekje për të filluar negociatat lidhur me pranimin e Maqedonisë, megjithëse kjo e ka fituar statusin e vendit kandidat që në 2005-ën, duhet të rishikojë edhe një herë rolin e tij. Brukseli, i cili sillet sikur e dëshiron anëtarësimin e Maqedonisë në BE, por që qëndrimin e vërtetë e fsheh pas "problemit të emrit" që Maqedonia ka me Greqinë, ka kontribuar si të thuash në ndërprerjen e ritmit të reformave dhe madje në regresin e procesit të demokratizimit në këtë vend ballkanik. Ky është rezultati nëse luhet me vlerat më delikate të një populli, nëse një vend lihet të presë në kopshtin e BE-së për vite të tëra. 

Maqedoni - Zoran Zaev: Qeveria në maj, qytetarët s'duan konflikt | TRT Shqip

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, deklaroi se pret që gjatë këtij muaji Maqedonia të ketë qeveri të re dhe theksoi se qytetarët në Maqedoninë multietnike nuk duan konflikte, por përmirësim të cilësisë së jetës në vend...

Autor: Dr. Erhan TÜRBEDAR

Shqipëroi: Serdar HÜSEYNİ



Lajme të ngjashme