Klajda Gjosha: Zgjidhjet do t'i hapin Shqipërisë dyert e negociatave drejt BE-së

Ministria e Integrimit Evropian të Shqipërisë, nisi të hënën në qytetin e Elbasanit aktivitetet me rastin e Ditës së Evropës...

Klajda Gjosha: Zgjidhjet do t'i hapin Shqipërisë dyert e negociatave drejt BE-së

Ministria e Integrimit Evropian të Shqipërisë, nisi të hënën në qytetin e Elbasanit aktivitetet me rastin e Ditës së Evropës.

Nën sloganin “Dyer të hapura për rininë”, një grup të rinjsh performoi me një repertor të njohur shqiptar e evropian.

Veç ministres Klajda Gjosha, të pranishëm në këtë aktivitet ishin gjithashtu kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili përshëndeti këtë nismë, si dhe deputetë të qarkut e qindra të rinj.

“Ato dyer janë të hapura përgjysëm jo se Evropa nuk i ka dyert e hapura për ne, por që ne ti hapim tërësisht kërkojmë një rini me vizion, politikanë të përgjegjshëm, kërkojmë dialog, konstruktivitet dhe asnjëherë nuk është vonë që vendi të gjejë zgjidhje, sepse zgjidhja që mund të japim tani shumë shpejt mund të na çelë dyert e negociatave të Shqipërisë drejt BE-së”, tha Gjosha.

Ministrja u shpreh se bashkë me rininë Shqipëria do t’ia dalë të jetë sa më shpejt pjesë e Evropës së bashkuar, asaj familjeje të madhe me vlera të jashtëzakonshmë, ku dhe shqiptarët bëjnë pjesë.

“Unë bësoj se procesi i integrimit evropian nuk është vetëm një proces reformash, por edhe një proces i tërë i kulturave, traditave, i të gjitha vlerave më të bukura që Shqipëria mund të ofrojë”, u shpreh ajo.

Shefja e Integrimit Evropian të Shqipërisë theksoi se është e rëndësishme të përcillet një nga mesazhet më të bukura të Evropës, mesazhi i unitetit, të qenit të gjithë bashkë.



Lajme të ngjashme