Kadri Veseli: Kosova është shteti i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave

“Sot, vazhdojmë të jemi shteti i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave”, theksoi Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në rrjeti social “Facebook”...

Kadri Veseli: Kosova është shteti i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi të hënën se është evidente mungesa e vendimmarrjes, liberalizimi i vizave është bllokuar, ndërsa punësimi vazhdon të jetë problemi kryesor në vend.

“Sot, vazhdojmë të jemi shteti i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave”, theksoi Kadri Veseli.

Në një postim në “Facebook”, Veseli shprehet se, “Kosova është në prag të 18-vjetorit të çlirimit dhe, ende pa i mbushur 10 vjet pavarësi, është në rrugë të drejtë, por ende larg asaj që meriton dhe ka mundësi. Nuk mund të arsyetohemi më tutje se jemi ende të rinj si shtet. Ka kaluar koha e frazave dhe deklaratave që tingëllojnë bukur. Është koha për punë konkrete. Gjithë çfarë po dëgjojmë nga qytetarët është lëvizja para, me përmirësimin e jetës së tyre. Ka ankesa, ka pakënaqësi. Ne nuk guxojmë të jemi të shurdhër ndaj tyre. Do të ishte gabim. Duhet t’i japim fund stagnimit, e po ashtu edhe izolimit”.

“Dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës, si kryetar i partisë më të madhe në vend, se Kosova do të ketë një të ardhme të mirë, se vendimet do të merren vetëm për qytetarët dhe për ndryshimin dhe përmirësimin e jetës së tyre”, shkruan Veseli.



Lajme të ngjashme