Votimi i demarkacionit, përcakton fatin e qeverisë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së Kadri Veseli ka deklaruar të dielën në Prizren se është pritje të kryeministrit Isa Mustafa që ta procedojë demarkacionin për miratim në Kuvend.

728150
Votimi i demarkacionit, përcakton fatin e qeverisë në Kosovë
Kosova Emekliler Birliği_70-yıldönümü.jpg
Isa Mustafa_Ferizay.jpg
Ramush Haradinaj_Visar Ymeri_Fatmir Limaj.jpg
Kosova meclisi genel oturum.jpg
10-11/Files/UploadedImages/5323269869kosovameclisibinagirii.jpg

Veseli me këtë rast tha se demarkacioni duhet të procedohet në Kuvend dhe të kaloj.  Sipas tij, Qeveria duhet ta procesojë atë bashkë me nënshkrimet e 33 deputetëve të LDK-së në mbështetje të demarkacionit, ndërsa PDK do t'i sigurojë votat e deputetëve të saj dhe seanca për demarkacionin do të mbahet para se të zhvillohet seanca e mocionit të votëbesimit për Qeverinë.

"Mua më është konfirmuar në rend të parë se Kryeministri i Republikës së Kosovës Mustafa e ka thirrur zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit në SHBA, Hoyt Brian Yee dhe i ka shprehur gatishmërinë e partisë së tij për të lëvizur në çështjen e demarkacionit  se ata janë të gatshëm ta votojnë. Unë shpresoj se LDK do ti sjellë 33 nënshkrime të Grupit Parlamentar. Në të njëjtën kohë, PDK-ja, e them si zotim tani, në momentin që LDK-ja është e gatshme me 33 nënshkrime, do t’i sjellim edhe ne 36 nënshkrimet tona dhe i kemi mundësitë të mbajmë një seancë të jashtëzakonshme", tha Veseli.

Duke folur për mocionin e proceduar nga opozita për votëbesimin e Qeverisë, kryetari Veseli tha se seanca për të do të mbahet të mërkurën, derisa sqaroi se para kësaj seance PDK do të mbledh organin më lartë partiak - Këshillin Drejtues ku do të diskutohet për këtë çështje. Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në Prizren, me c’rast u takua edhe me përfaqësuesit e subjekteve politike pakicë në këtë qytet.

***

Kryeministri Mustafa shprehet optimist

Kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se nuk i frikësohet mocionit të askujt. Komentet Mustafa i bëri i bëri në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Ferizaj dhe në Mitrovicë.

Kryeministri i Kosovës dhe kryetar i LDK-së Isa Mustafa, theksoi se LDK, përderisa është unike, nuk i frikësohet asnjë mocioni. Ai po ashtu shtoi se nuk i frikohet zgjedhjeve.

“Në asnjë rast, as unë as LDK nuk i frikohem mocionit të tjerëve. As opozitës  as tjerëve. Ne duhet të frikohemi mocionit tonë, sepse ne LDK duhet të jemi unik. Ne nuk kemi çka shqetësohemi prej asnjë kërkese, prej asnjë iniciative politike, sepse kështu si jemi edhe sonte të dalshim në zgjedhje kemi me i mujt”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri Mustafa tha se duhet të marrin vendime për të bërë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ne duhet të marrim vendime për liberalizim të vizave. Edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet t’ua mundësojmë të dalin prej izolimit. Ky është vendim i rëndësishëm, nuk është vendim që lidhet me sjellje populiste, me folklor, është vendim shtetëror. Është vendim të cilin duhet të marrim në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Kryeministri Mustafa para simpatizuesve të vet ka folur edhe për sukseset ekonomike të qeverisë të cilën ai e udhëheq.

“E kemi marrë përgjegjësinë për zhvillimin ekonomik dhe kemi arritur që në këtë qeverisje të kemi normën më të lartë të zhvillimit ekonomik në rajon. Edhe ne duhet të mburremi e këtë. Nuk është kjo vetëm punë e një pjese të qeverisë, është punë e gjithë qeverisë. Ashtu si edhe përgjegjësia që është e gjithë qeverisë. Por ne nuk do të ndalemi, edhe nuk frikohemi në asnjë rast.”

Deklarimet kryeministri dhe kreu i LDK-së Isa Mustafa, i bëri në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Ferizaj dhe në Mitrovicë.

***

VV thotë se demarkacioni do të rrëzohet bashkë me qeverinë

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje deklaruan se Demarkacioni me Malin e Zi nuk do të kalojë dhe do të bie bashkë me qeverinë. Kështu ka thënë gjatë një konference Glauk Konjufca

“Ne nuk kemi asnjë ndryshim, e kemi shpjeguar tashmë po bëhen dy vite kur ne kemi dhënë faktet tona dhe jo vetëm Vetëvendosja dhe opozita janë kundër demarkacionit, por ky demarkacion siç po shihet ka shkaktuar pakënaqësi edhe të deputetëve të pozitës dhe unë jam i bindur që demarkacioni do të bie bashkë me këtë Qeveri të papërgjegjshme”, tha ai.

Këto komente Konjufca i bëri gjatë një konference të jashtëzakonshme, ku u denoncua kërcënimi që i është bërë sekretarit organizativ të Lëvizjes, Dardan Molliqaj. Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se kërcënimi ka ardhur nga vëllai i drejtorit të operacioneve në Policinë e Kosovës, Xhavit Qalaj. Vetëvendosje akuzoi me këtë rast organet e rendit, policinë dhe gjykatat për mos-trajtimin e këtyre kërcënimeve që po u bëhen aktivistëve të Lëvizjes.

***

Seanca për rrëzimin e qeverisë të mërkurën

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita për rrëzimin e qeverisë, të mbahet, të mërkurën më 10 maj. Pas mbledhjes së kryesisë, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha Kosova ka nevojë për vendimmarrje dhe se kjo është duke i munguar qe një kohë. Ai shtoi se do të vazhdojë komunikimin me partnerin e koalicionit, ndërsa theksoi se gjendja në Kosovë nuk është ajo që duhet të jetë.

Veseli tha se nuk është opozita ajo që mund t’i japë fund koalicionit qeveritarë. Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se është e qartë se edhe qeverisja e ardhshme do të përballet me këto çështje që po përballet kjo aktualja.

Ndryshe, deputetët e opozitës kanë dorëzuar në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj shprehu bindjen e tij për sukses në rrëzimin e qeverisë. Ai tha se pas rrëzimit të qeverisë do të nis një punë tjetër e mbarë për forcimin e shtetit.

Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën, ka ftuar deputet që nuk e kanë nënshkruar këtë mocion, por që janë kundër kësaj qeverie, ta votojnë këtë.

Mocioni është nënshkruar nga 42 deputetë, 30 nga partitë opozitare dhe 12 nga partitë tjera, përfshi edhe ato në pushtet dhe deputetë të pavarur. Mocioni prej 42 nënshkrimeve, është i mjaftueshëm vetëm për thirrjen e seancës, kurse për rrëzimin e qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve. Në rast se ky mocion dështon, atëherë sipas akteve ligjore- Kushtetuese, brenda 90 ditëve të ardhshme nuk mund të ngritët një mocion i ri, që do të kishte si qëllim shkarkimin e qeverisë.

***

Ymeri thotë se mocioni është për rrëzimin e klanit Pronto me aleatë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri thotë se mocioni për rrëzimin e Qeverisë i mbështetur dhe nga partia që i prin është mocion për rrëzimin e Klanit Pronto dhe aleatëve të tyre. 

“Tashmë çdokush e ka të qartë se koalicioni PDK-LDK-Lista Serbe, ka dështuar në adresimin e çështjeve qenësore të qytetarëve dhe ka sjellë dëme kolosale në kurriz të Republikës. Qeveria si e tillë ka krijuar mosbesim të thellë publik. Në kundërshtim me interesin publik PDK-LDK ia nisën bashkëpunimit duke nënshkruar marrëveshjen e Rashkës me Listën Serbe dhe vijuan me nënshkrimin e ‘Zajednicës’ dhe Demarkacionit. Dy projekte destruktive për të ardhmen e Kosovës”, shkruan Ymeri.

Ymeri ka kujtuar se koalicioni që i pati premtuar nga 120 mijë deri në 200 mijë vende pune jo që s’i hapi ato por krijoi kushtet që në fillim të 2015-ës mbi 100 mijë qytetarë të ikin nga Kosova.

“Ky lloji i koalicionit deklaroi se Fondi për Sigurimet Shëndetësore do të jetë gati në janar 2016, duke përsëritur premtimin e kamotshëm të Hashim Thaçit, i cili dhe ai pati deklaruar se do të ishte gati në janar 2015. Të njëjtët po e rrënojnë Telekomin e Kosovës nëpërmjet gjobës për Z-mobile dhe po e zhvatin buxhetin me arbitrazhin për një privatizim të montuar me Axos gmbh”, ka thënë Ymeri.

Sipas Ymerit, kjo qeveri ka dështuar edhe në luftën kundër korrupsionit për shkak se ajo buron dhe vepron sipas rrjetit të Klanit Pronto.

“Policia është përdorur për të përndjekur, për të përgjuar, për të shtypur e burgosur opozitën”, ka thënë ai.

UNESCO, ka thënë më tej Ymeri, kjo qeveri e rrezikoi Republikën e Kosovës për pak pushtet dhe famë personale.

***

MPJ thotë nuk ka grupe të armatosura nga Kosova në Maqedoni

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përgënjeshtron shkrimet e ditëve të fundit në mediet serbe, për gjoja futjen e grupeve të armatosura nga Kosova në Maqedoni.

Ministria e Punëve të Jashtme në një reagim të saj dhe mbështetur në informatat e siguruara nga institucionet e sigurisë, informon se shkrimet e disa e medieve serbe ditëve të fundit janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe tendencioze që kanë për qëllim destabilizimin e rajonit.

“Ato janë pjesë e një fushate të lajmeve të rrejshme që kanë për synim dëmtimin e imazhit të Kosovës”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Ministria e Jashtme thekson se çdo tentativë, e kujtdo-qoftë, për të paraqitur Kosovën si gjenerator të destabilitetit dhe pasigurisë, është tendencioze dhe me prapavijë për të realizuar agjendat, të cilat kanë për synim destabilizimin e rajonit dhe pengimin e proceseve euro-atlantike, për të cilat Kosova dhe qytetarët e saj janë të orientuar.

Me tej në reagim MPJ siguron qytetarët dhe partnerët e saj se Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë, vazhdimisht janë pro-aktive me masa dhe veprime konkrete në tërë territorin e vendit me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të garantimin e stabilitetit të vendit.

***

Fundi i operatorëve ilegal serb në Kosovë

Më 1 maj përfundimisht janë ndërprerë të gjitha shërbimet e operatorëve serb të telefonisë mobile “Telenor” dhe “ViP mobile”, të cilët që nga pas lufta kanë vepruar në mënyrë të pa autorizuar në territorin e Republikës së Kosovës. Anëtari i Bordit i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP),Shqiprim Pula, ka thënë se çdo gjë po funksionon sipas parametrave të lejuar me marrëveshjen e Brukselit. 

“Gjithsesi neve çdo ditë pune jemi në terren, zyrtarët, inxhinierët tanë të radio monitorimit çdo ditë janë në teren dhe çdo ditë bëjnë matje të reja të kohëpaskohshme dhe po ashtu së voni kemi edhe informacionin e saktë se operimet e këtyre dy operatorëve tashmë janë ndalur dhe çdo gjë po funksionon sipas marrëveshjeve, të paktën deri më tash”, ka thënë ai.

Me marrëveshjen për telekomunikacionin të arritur në Bruksel, vitin e kaluar, Kosova ka marrë kodin e saj telefonik +383 ndërkohë që ishte paraparë që brenda territorit të Kosovës të funksionojnë vetëm operatorët që do të posedojnë licencën e autoriteteve të vendit. Aktualisht në Kosovë dhe deri në qershor të vitit 2018 do të jenë prezent tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare.

***

70 vjet të Lidhjes së Pensionistëve

Lidhja e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës shënoi 70-vjetorin e themelimit me një organizim të mbajtur në Prishtinë, ku morën pjesë përveç numrit të konsiderueshëm të pensionistëve, edhe krye-parlamentari Veseli, ministra të qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesit e KFOR-it turk. Krye-parlamentari Veseli me këtë rast theksoi se Republika e Kosovës e ka për obligim që pensionistëve të saj, të cilët dje punuan për pavarësinë e saj, sot t’iu garantojë një pleqësi të dinjitetshme dhe të pavarur.

“Kosova përfundimisht duhet të ketë të konsoliduar sektorin e veçantë institucional të përkujdesit të gjithanshëm, për të moshuarit e saj ,të ardhura dinjitoze, strehim të garantuar, përkujdesje shëndetësore duke përfshirë edhe lehtësirat e plota në barna e rehabilitim të tyre”, tha Veseli.

Krye-parlamentari po ashtu tha se pensionistët kanë punuar për të ardhmen tonë, prandaj e ardhmja nuk ka kuptim pa respektin njerëzor e institucional për pensionistë.

“Një mendim i lashtë thotë, vera e vjetër është më e mira për me e shiju, shkrimtarët e vjetër janë më të mirë për ti lexuar, e këshillat e të moshuarve janë më të mirët për ti dëgjuar”,- ka thënë Veseli.

Kurse kryetari i Lidhjes së Pensionistëve Shaban Kajtazi, tha se qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të bëjë reforma rrënjësore.

“Patjetër duhet të formohet fondi pensional, të kthehet parimi i solidaritetit, sipas sistemit inter-gjeneratë. Të sigurohet sistemi i qëndrueshëm financiar. Të pranohet stazhi i punës për të gjithë punëtorët e dëbuar me dhunë nga puna gjatë viteve 1990-1999”, ka thënë Kajtazi.

Kryetari Kajtazi po ashtu kërkoi nga qeveria ndihmë për pensionistë, në kuptimin e lirimeve për transporti të udhëtarëve, subvencion për banja termale e institucione tjera shëndetësore. Lidhja e Pensionistëve po ashtu ka konfirmuar vendimin për ndarjen e plaketave dhe mirënjohjeve, por që ndarja do të bëhet me një organizim tjetër.

***

Sistemet gjyqësore, prokuroria dhe prokurimi publik janë bazat e korrupsionit

Në sektorin publik dhe privat janë identifikuar nivele të larta të korrupsionit, pikërisht kjo ka krijuar mosbesim të qytetarëve në institucionet publike, përfshirë këtu edhe gjyqësorin. Shefja e zyrës nga Këshilli i Evropës, Isabelle Servoz-Gallucci, tha se Prokurimi Publik është jashtëzakonisht i ekspozuar përballë korrupsionit, kjo për shkak të vlerës së madhe të parave që qarkullojnë. Zëvendës-shefi nga zyra e BE-së për bashkëpunim, Libor Chlad, tha se perceptimi për nivelin e korrupsionit në Kosovë është i lartë.

 “Sistemet gjyqësore, prokuroria dhe prokurimi publik janë fushat bazë se ku ndodhë korrupsioni. Kosova nuk mund t’i ik korrupsionit, arsimi është fusha ku duhet të bashkohen forcat sepse aty mund të tregohet se korrupsioni është një dukuri që vret dhe nuk është e pranueshme. Sistemin mund ta kemi fantastik, por sjellja personale është ajo që paraqet problem të madh sa i përket korrupsionit”,- ka thënë Chlad.

Kurse zëvendësministri i drejtësisë, Munir Basha, theksoi se Ministria e Drejtësisë, po punon në reformat gjyqësore.

- Përgatiti për TRT Shqip, Muharrem SARAGJOLLI -



Lajme të ngjashme