Mogherini: Roli i kryetarit të parlamentit mbi politikat partiake

Roli i kryetarit të parlamentit duhet të jetë mbi politikat partiake dhe ndëretnike, theksoi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Federica Mogherini në takimin që pati të enjten në Bruksel me Talat Xhaferin.

Mogherini: Roli i kryetarit të parlamentit mbi politikat partiake

Roli i kryetarit të parlamentit duhet të jetë mbi politikat partiake dhe ndëretnike dhe në interes të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve në vend, theksoi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Federica Mogherini në takimin e djeshëm me kryetarin e parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në Bruksel.

Në njoftimin për median nga kabineti i Mogherinit u tha se kjo e fundit përshëndet zgjedhjen e Xhaferit kryetar i parlamentit dhe përsëriti dënimin e ashpër të Bashkimit Evropian për dhunën e javës së kaluar ndaj deputetëve dhe gazetarëve.

“Ajo e përshëndeti zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të parlamentit nga ana e shumicës parlamentare duke theksuar se ai është rol i cili duhet të jetë mbi politikat partiake dhe ndëretnike, dhe të punojë në interes të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve. Bashkimi Evropian është i gatshëm të bashkëpunojë me të, me parlamentin dhe të gjitha institucionet për zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese, si dhe për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos”, theksoi Mogherini.



Lajme të ngjashme