Kosovë – Qeveria përballet me një mocion mosbesimi

Deputetët e partive politike të Nismës për Kosovën, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, dorëzuan sot (e premte) në Kuvend mocionin për rrëzimin e qeverisë së Kosovës.

726423
Kosovë – Qeveria përballet me një mocion mosbesimi

Mocioni me nënshkrimin e 42 deputetëve është dorëzuar nga deputetët Pal Lekaj i AAK-së, Aida Dërguti e VV-së dhe Enver Hoti i Nismës për Kosovën.

Tani kryesia duhet të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, që duhet të mbahet brenda pesë ditëve, ku do të votohet mocioni, i cili duhet të marrë 61 vota të deputetëve për ta rrëzuar qeverinë.



Lajme të ngjashme