Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Nikos Kotzias: Greqia mbështet unitetin e Maqedonisë

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, paralajmëroi të mërurën në mbrëmje kundër atyre, të cilët mendojnë dhe ëndërrojnë për destabilizm të Ballkanit dhe ndryshim të kufijve...

Nikos Kotzias: Greqia mbështet unitetin e Maqedonisë

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, paralajmëroi të mërurën në mbrëmje kundër atyre, të cilët mendojnë dhe ëndërrojnë për destabilizm të Ballkanit dhe ndryshim të kufijve.

“Greqia është fuqimisht në dobi të stabilitetit të rajonit dhe kjo gjithashtu ka të bëjë me fqinjin tonë verior. Ne jemi fuqimisht në dobi të unitetit të Maqedonisë, ne jemi të vetmit që madje as sot nuk përzihen në punët e saj të brendshme, por ne do ta mbrojmë ekzistencën e saj”, deklaroi ai.

“Jemi në epokën e stabilitetit, që kërkon zbatimin e raporteve ndërkombëtare, por para së gjithash, kërkohet respekt i madh ndaj kufijve”, theksoi Kotzias, cituar nga agjencia gjysmëzyrtare greke e lajmeve “ANA-MPA”.

Shefi i diplomacisë greke i bëri deklaratat e sipërcituara gjatë prezantimit të librit të ish-ministrit të PASOK-ut, Nikos Sifunakis, për historinë e komunitetit grek në ishujt turq Gokçeada (Imvros) dhe Bozcaada (Tenedos).



Lajme të ngjashme