Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Universiteti Teknik i Stambollit, një dritare diturie 250-vjeçare

Universitetin Teknik të Stambollit (ITU) do të jetë një nga alternativat e drejta për studentët e huaj që duan të ndjekin studimet e larta në inxhinieri.

istanbul teknik üniversitesi (itü)_07.jpg
istanbul teknik üniversitesi (itü)_03.jpg
istanbul teknik üniversitesi (itü) makina fakültesi imalat mühendisliği.jpg
istanbul teknik üniversitesi (itü) mimarlik fakültesi avlusunda dünya yoga günü.jpg
istanbul teknik üniversitesi (itü)_04.jpg
istanbul teknik üniversitesi (itü)_06.jpg

Në këtë shkrim do t’ju njohim me Universitetin Teknik të Stambollit, një nga institucionet më prestigjioze arsimore të vendit. Universiteti Teknik i Stambolli (i njohur me inicialet İTÜ) është një institucion rrënjësor me një të kaluar 250-vjeçare dhe i specifikuar në fushat e inxhinierisë dhe arkitekturës.

Universiteti Teknik i Stambollit (shkurt ITU) është një universitet i kthyer në markë me të kaluarën e tij 242-vjeçare, me shkencën, teknologjinë, artit e sportin. Është një universitet i njohur për rrënjët historike që ka nga njëra anë dhe për studimet e reja që lidhin të kaluarën me të ardhmen. Ky universitet bie në sy edhe për arritjet e panumërta teknologjike. Është një nga universitetet teknike më të njohura të botës. Studentët leksionet në këtë universitet i ndjekin në 5 kampuse të ndara në qendër të Stambollit. Universiteti ofron mundësi transporti që mund të pranohen të përshtatshme për trafikun në një metropol si Stambolli. Universiteti ka 360 laboratorë dhe 13 qendra kërkimore. Me 23 programe inxhinierie të akredituara Universiteti Teknik i Stambollit (İTÜ) është universiteti me më shumë akreditime në botë. Studentët që ndjekin Programin e Përbashkët Ndërkombëtar (Bachelor) gjysmën e studimeve i vazhdojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke siguruar kështu mundësinë e pajisjes me dy diploma. Në shumë degë ofrohen mundësitë për të vazhduar studimet në departamentin kryesor dhe atë ndihmës. Me më shumë se 900 marrëveshje që ka İTÜ njëherësh është edhe universiteti turk që ka më shumë studentë të Erasmus-it.

Me rreth 200 projekte kërkim-zhvillimi (R&D) që realizohen në qytetin teknologjik “ARI”, universiteti bart edhe veçorinë e të qenurit një çerdhe shkencore-industriale dhe teknologjike. Universiteti Teknik i Stambollit (ITU) pranon studentë edhe nga shumë vende të tjera.   

Në qoftë se jeni një student i huaj që doni të studioni në degët e inxhinierisë dhe arkitekturës ITU do të jetë një nga alternativat e drejta për ju në Turqi. Nëse dëshironi të studioni në një universitet, që ndodhet brenda jetës së larmishme moderne të Stambollit, një qytet që gjatë historisë së tij ka qenë qendra e 3 perandorive, përpiquni të jeni njëri prej studentëve të Universitetit Teknik të Stambollit. Një informacion më të detajuar për këtë universitet mund të gjeni në faqen zyrtare të tij në internet në adresën http://www.itu.edu.tr e cila ofron shërbime në gjuhët turqisht dhe anglisht.



Lajme të ngjashme