Protesta dhe grevë në Greqi kundër masave të reja të kursimit

Sindikatat në Greqi zhvilluan në 1 maj protesta dhe një grevë të përgjithshme 24 orëshe në nivel kombëtar kundër masave të reja të kursimit në këmbim të zhbllokimit të kësteve të huasë ndërkombëtare.

723672
Protesta dhe grevë në Greqi kundër masave të reja të kursimit

“Qeveria dhe kreditorët kanë shfrytëzuar popullin dhe klasën punëtore prej shtatë vjetësh”, shkruan sindikata e fuqishme e punonjësve të administratës publike “Adedy” ndërsa manifestimet e planifikuara u shpërndanë nga forcat e rendit në Athinë dhe në disa qytete të mëdha të vendit.

Sindikatat bënë thirrje të enjten për një grevë të përgjithshme më 17 maj për të protestuar kundër masave të reja të kursimit.

Nën presionin e kreditorëve të saj (Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar) qeveria pranoi në prill 3,6 miliardë euro kursime duke ulur pensionet në vitin 2019 dhe një rritje të taksave në 2020.

Këto masa do të miratohen në mes të muajit maj nga Parlamenti dhe qeveria shpreson një marrëveshje gjithëpërfshirëse më 22 maj gjatë një takimi të ministrave të Financave të zonës euro.

Athina dhe kreditorët e saj janë duke përparuar drejt një marrëveshje paraprake.



Lajme të ngjashme