Kosova ofron bursa studimi për shqiptarët e Malit të Zi

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës do të përmbushë kërkesat e studentëve shqiptarë nga Mali i Zi për t’u regjistruar në Universitetet e Kosovës.

Kosova_Priştine_Turizm Fuarı 2017.jpg
10-11/Files/UploadedImages/3681154616karadaulcinulqini.jpg
Ulqin – Zhvillohet manifestimi tradicional “Kalimera Poetike”

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Popujve Pakicë në Malit të Zi, Zoti Mehmet Zenka qëndroi për një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku ai u takua me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajramin. Në takim u bisedua për shumë çështje të komunitetit shqiptar që jeton në Mal të Zi, me theks të veçantë për arsimin në gjuhën shqipe si dhe për ndihmën që mund të japë Kosova në këtë drejtim.

“...Gjithmonë vizitat tona në Kosovë hasin në mikpritje të jashtëzakonshme, si nga ana e zyrtarëve ashtu dhe nga populli i Kosovës. Ç’do herë në Kosovë ne shkojmë me kërkesa, të cilat autoritetet kosovare i përkrahin. Në takimin që pata me ministrin Bajrami parashtruam kërkesat për regjistrimin e studentëve shqiptarë nga Mali i Zi, ku na u premtua zgjidhje optimale në sigurimin e kuotave dhe akomodimin e tyre në konviktet e Universitetit të Prishtinës”, shprehet Mehmet Zenka.

Gjatë qëndrimit në Kosovë ministri Mehmet Zenka u takua edhe me përfaqësuesit e komunitetit malazez atje, të cilët kërkojnë përfshirjen e tyre si pakicë zyrtare në Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës, edhe pse ato nuk kanë qenë të përfshirë në Planin e Marti Ahtisarit.

“...Në Kosovë ne u takuam edhe me përfaqësuesit e pakicës malazeze. Kjo ishte një eksperiencë e re. Pakica malazeze atje ka nisur të artikulojë kërkesat e saj si pakicë këto dy-tre vitet e fundit. Krahas kësaj, jemi takuar edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Kosovës, me të cilët kemi folur edhe për problematikat e shqiptarëve në Mal të Zi dhe ku kemi shkëmbyer eksperiencat tona të ndërsjellta”,- shton Zenka.

***

Oferta turistike e Ulqinit prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit në Prishtinë

Panairi i Prishtinës cilësohet si aktiviteti më i rëndësishëm për promovimin e turizmit të vendit dhe të rajonit. Edhe këtë viti u prezantuan Agjencitë Kombëtare të Turizmit nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe më gjerë. Për qytetin e Ulqinit tregu i Kosovës mbetet një nga tregjet më të rëndësishëm, prandaj çdo vit Komuna e Ulqinit dhe organizata turistike prezantohen në mënyre dinjitoze. Kështu ishte dhe në Panairin e këtij viti, ku strukturat më të larta komunale, Organizata Turistike, pronarët e plazheve, ata të agjencive turistike, afaristë dhe punëtorë të kulturës promovuan turizmin e Ulqinit, eksplorimet e pasurive të shumta natyrore dhe kulturore si dhe shijimin e gatimeve dhe specialiteteve që ofrojnë hotelet dhe restorantet e shumta.

Ulqini i gatshëm për sezonin turistik “Verë 2017”

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu, i cili udhëhoqi delegacionin nga Ulqini në Prishtinë, u bëri ftesë qytetarëve të Kosovës që edhe këtë verë të vizitojnë qytetin e Ulqinit, ashtu siç kanë ardhur ndër vite. Ai paralajmëroi aktivitete të shumta kulturore me rastin e hapjes se sezonit turistik, por u ndal dhe foli edhe për përgatitjet që ka bërë komuna për një sezon të suksesshëm.

Edhe këtë vit ne dëshirojmë që sezonin turistik ta hapim me turistët nga Kosova. Për Festat e 1 Majit kemi përgatitur një program të larmishëm, i cili do të zgjasë 7 ditë. Sa i përket çmimeve ato do të jenë të përshtatshme për të gjithë. Çmimi i akomodimit do të jetë nga 7-70 Euro, varësisht nga kërkesa e tyre. Oferta këtë vit do të jetë shumë më e begatshme sepse edhe përgatitjet i kemi bërë me kohë. Do t’i kushtojmë rëndësi edhe zgjidhjes së problemit të pritjeve të gjata në kufirin Sukobinë–Muriqan, dhe insistojmë të ketë vetëm një pikë kontrolli. Për këtë çështje na është premtuar zgjidhje edhe në takimin e fundit që kemi pasur me Kryeministrin e Malit të Zi”, shprehet Cungu për TRT në Shqip.

***

Në Ulqin po mbahet gara në Pingpong “Trofeu i Ulqinit 2017“

Në një organizim të Lidhjes së Pingpong-ut të Malit të Zi dhe OJQ-së “Valdanos” në Ulqin janë tubuar mbi 200 garues të pingpongut nga shtete të Ballkanit dhe më gjerë. Në këtë kompeticion rregullisht merr pjesë edhe ekipi nga Turqia .

Organizator i takimit Remzi Pulti thotë se ky turne në Ulqin zhvillohet për të tretin vit me radhë dhe se garuesit më në zë të këtij takimi janë ata nga Turqia.

“...Është viti i tretë me radhë që ne organizojmë këtë turne së bashku me lidhjen e Pingpongut të Malit të Zi. Numri i pjesëmarrësve këtë vit është shumë i madh. Kemi rreth 200 garues, të cilët marrin pjesë në tri kategori. Favorit në kategorinë e veteranëve këtë vit është garuesi nga Turqia Cengiz Akdali. Krahas tyre kemi edhe të tjerë nga Serbia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia”, sqaron Pulti.

Cengiz Agdali është pjesëmarrës nga Turqia në këtë turne. Ai shprehet i kënaqur për pjesëmarrje dhe veçon se në garat e vendeve të Ballkanit merr pjesë me shumë kënaqësi.

Z. Cengiz tha po ashtu se Turqia këtë radhë do të prezantohet vetëm me dy garues duke u arsyetuar me faktin që për momentin në Turqi janë duke u zhvilluar gara të shumta në këtë sport. Ne do të vazhdojmë të jemi të pranishëm në këtë turne dhe shpresojmë se në të ardhmen numri i garuesve të ekipit tonë do të jetë shumë me i madh, tha trajneri dhe lojtari nga Turqia Cengiz Agdali.

- Përgatiti për TRT në Shqip, Vera KATANA -



Lajme të ngjashme