Greqi - Gjykata e apelit në Athinë refuzoi kërkesën e Turqisë për ekstradimin e 3 puçistëve

Këta tre puçistë të ikur në Greqi sot u paraqitën para gjykatës, ndërsa kjo e fundit refuzoi kërkesën e Turqisë për ekstradimin e tyre.

Greqi - Gjykata e apelit në Athinë refuzoi kërkesën e Turqisë për ekstradimin e 3 puçistëve

Gjykata e apelit në Athinë refuzoi kërkesën e Turqisë për ekstradimin e 3 prej 8 puçistëve të ikur në Greqi pas tentativës së dështuar të grusht shtetit të ndërmarr nga ana e organizatë terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) më 15 korrik të vitit 2016.

Këta tre puçistë të ikur në Greqi sot u paraqitën para gjykatës, ndërsa kjo e fundit refuzoi kërkesën e Turqisë për ekstradimin e tyre.

Ndërkaq data e gjykimit të 5 puçistëve të tjerë end nuk është përcaktuar.

8 puçistët pas tentativës së grusht shteti më 15 korrik 2016 të ndërmarr nga FETO/PDY u arratisën me helikopter ushtarak në Aleksandopojë të Greqisë, ku kërkuan azil.

Gjykata e lartë e Greqisë në janar kishte refuzuar kërkesën e Turqisë për ekstradimin e puçistëve. Pas kësaj Turqia me dy akuza të reja kërkoi sërish ekstradimin e tyre.



Lajme të ngjashme