Prishtina do ti paraqesë Brukselit një kërkesë të re për vizat

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa sot do të udhëtojë drejt Bruksel për të prezantuar kërkesën e re të Prishtinës zyrtare për liberalizmin e vizave për kosovarët.

Prishtina do ti paraqesë Brukselit një kërkesë të re për vizat

Kryeministri IsaMustafa ka paralajmëruar se do të kërkojë nga Bashkimi Evropian (BE) ta pezullojë me kusht për dy vjet ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe fillimisht të liberalizojë vizat për shtetasit e Kosovës.

Ndërsa, në rast se vendi nuk përmbushë kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, atëherë të kthehet sërish regjimi i vizave.

“Në fillim të javës së ardhshme do të shkoj në Bruksel, ku edhe do të bisedoj për një zgjidhje që qytetarët të lëvizin sa më shpejt lirshëm”, ka deklaruar kryeministri në vizitën e tij që u bëri bizneseve në Panairin e Përgjithshëm dhe Ndërkombëtar “Prishtina 2017”, në Bërnicë.



Lajme të ngjashme