Kosovë – Demolli: Në pritje të vendimit për transformimin e FSK-në në ushtri

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Haki Demolli, deklaroi të enjten se janë në pritje të aprovimit të amendamenteve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur...

Kosovë – Demolli: Në pritje të vendimit për transformimin e FSK-në në ushtri

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Haki Demolli, deklaroi të enjten se janë në pritje të aprovimit të ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur.

Në fjalën e tij në konferencën “FSK dhe Partnerët”, Demolli theksoi se qëllimi kryesor i konferencës është intensifikimi i bashkëpunimit i ministrisë që ai drejton dhe partnerëve të saj.

“FSK po vazhdon të përmbushë detyrat dhe misionin konform mandatit që i përcakton dispozita ligjore dhe kushtetuese. MFSK së bashku me partnerët strategjik prej kohësh po punon në hartimin e strategjisë të integrimit në FSK të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë”, nënvizoi Demolli

Ministri Demolli u shpreh se “ne ndonëse jemi në pritje të aprovimit të amendamenteve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur, në vazhdimësi së bashku me ekipin këshillues të NATO-së kemi punuar në mënyrën më transparente të mundshme në planifikimin dhe përgatitjen e tërësishme për fillimin dhe zhvillimin e këtij procesi tejet të rëndësishëm për vendin tonë, njëherësh dhe njëri prej prioriteteve të qeverisë së Kosovës”.

Turqia do të mbështesë zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së | TRT Shqip

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan gjatë vizitës që i bëri të hënën Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, premtoi se "Turqia do të vazhdoj ta përkrahë zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së"...

Kurse, komandati i FSK-së, Rrahman Rama, tha se gjatë kësaj periudhe si forcë kanë shënuar arritje të mëdha, bazuar në standardet e NATO-s.

“I kemi hartuar planet e veprimet, kurdo që merret vendimi politik për transformimin e FSK-së, ne jemi të gatshëm. Askush s’do të bëjë diçka pa koordinim me partnerët tanë. Synim dhe qëllim është që të jemi pjesë e NATO-s”, tha ai.



Lajme të ngjashme