Greqi - Shpërthim para filiali të një banke në Athinë

Një shpërthim që ndodhi të mërkurën vonë para filiali të një banke në kryeqytetin grek Athinë, ka shkaktuar dëme në objektin e filialit dhe të godinave përreth.

717006

Një person anonim ka informuar një portal se përpara Eurobankës në rrugën 'Santaroza' është lënë një mjet shpërthyes. Pjesëtarët e forcave të sigurisë pas lajmërimit kanë marrë masat e nevojshme të sigurisë duke i mbyllur për qarkullim rrugët para filialit dhe përreth.

Si pasojë e shpërthimit të bombës që ishte vendosur në një çantë të shkollës para hyrjes në bankë u shkaktuan dëmet e konsiderueshme në pjesën e përparme të godinës ku ndodhej filiali dhe në godinat përreth.

Bëhet e ditur se askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Policia greke mori masa të gjera të sigurisë dhe është duke i vazhduar hetimet në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme