Greqi - 4 ushtarë humbin jetën në aksidentin e helikopterit

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke njoftoi se rrënojat e helikopterit të tipit “Huey UH-1H” me 5 ushtarë në bord është gjetur në rajonin Elassona në veri të vendit.

716426
Greqi - 4 ushtarë humbin jetën në aksidentin e helikopterit

Si pasojë e rrëzimit të një helikopteri të Forcave Ajrore të Greqisë, kanë humbur jetën 4 ushtarë, ndërsa është plagosur një tjetër. 

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke njoftoi se rrënojat e helikopterit të tipit “Huey UH-1H” me 5 ushtarë në bord është gjetur në rajonin Elassona në veri të vendit. 

Njoftohet se në aksidentin për të cilën ende nuk dihet shkaku kanë humbur jetën 4 ushtarë, ndërsa ushtarja e cila është shpëtuar e plagosur nuk është në rrezik për jetën. 

Helikopteri i cili është nisur nga qyteti Larissa për në Kozani është nisur për patrullim rutinë në kufi. 

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kammenos, njoftoi se për shkak të aksidentit në vend është shpallur ditë zie treditore.



Lajme të ngjashme