Vettingu – Kuvendi i Shqipërisë voton për ngritjen e komisionit "ad hoc"

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet të martën pasdite, ora 18.00, në seancë plenare për ngritjen e komisionit "ad hoc", që do të verifikojë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë...

Vettingu – Kuvendi i Shqipërisë voton për ngritjen e komisionit "ad hoc"

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet të martën pasdite, ora 18.00, në seancë plenare për ngritjen e komisionit "ad hoc", që do të verifikojë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Rendi i ditës i seancës parashikon votimin e dy pr/vendimeve "për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve 'ad hoc' dhe realizimin e procesit të votimit" sipas ligjit "për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve", si dhe "për krijimin dhe përbërjen e komisionit 'ad hoc' për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit".

Institucionet e rivlerësimit përbëhen nga 3 organe; Komisioni, Kolegji i Apelimit dhe dy komisionerë publikë e zëvendësat e tyre, në total janë 27 anëtarë të këtyre strukturave. Por në kushtet kur opozita ka bojkotur Parlamentin, ngritja e komisionit "ad hoc" mbetet e bllokuar, pasi ka përbërje të barabartë anëtarësh, 3+3, nga mazhoranca dhe opozita. Kjo e pamundëson dhe vendimmarrjen e tij.

Opozita paralajmëroi të shtunën se nuk do të marrë pjesë në seancën e të martës duke këmbëngulur në krijimin e një qeverie teknike, e cila do të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.



Lajme të ngjashme