Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Sot dita e fundit e votimit jashtë shtetit për referendumin në Turqi

Sot është dita e fundit e procesit të votimit jashtë shtetit për referendumin e Sistemit të Qeverisjes Presidenciale që do të zhvillohet në 16 prill në Turqi.

Sot dita e fundit e votimit jashtë shtetit për referendumin në Turqi

Sot është dita e fundit e procesit të votimit jashtë shtetit për referendumin e Sistemit të Qeverisjes Presidenciale që do të zhvillohet në 16 prill në Turqi.

Procesi i votimit filloi në 27 mars në kutitë e votimit në 6 vende, përkatësisht në Danimarkë, Belgjikë, Francë, Zvicër, Austri dhe Gjermani.

Në Gjermani ku gjenden më shumë nënshtetas turq procesi i votimit vazhdon deri në orën 21.00 në 13 përfaqësi. Krahas kësaj janë vendosur kuti votimi edhe në 29 përfaqësi të tjera, nga këto 6 në Francë, 3 në Austri, 3 në Zvicër, 2 në Belgjikë, 1 në Danimarkë dhe 1 në Luksemburg.

Ndërkaq në një vend tjetër ku regjistrohen shumë nënshtetas turq është edhe Azerbajxhani.

Në Ambasadën në Baku janë vendosur 5 kuti votimi ndërsa në Konsullatat e përgjithshme janë vendosur nga një kuti votimi duke bërë që nënshtetasit turq të kenë mundësi të votojnë në gjithsej 7 kuti votimi.

Pritet që në këtë vend të përdorin votën 6 mijë e 279 zgjedhës të regjistruar.

Në Maqedoni dhe Bosnje-Hercegovinë votimi nisi dje në Ambasadën e Turqisë në Shkup dhe vazhdon edhe sot.

Duke theksuar se në Ambasadën e Turqisë në Shkup gjenden dy kuti të votimit, Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara tha: "Numri i votuesve është 2.422. Kemi shënuar një rritje të vogël nga zgjedhjet e kaluara. Dëshira jonë është që t'i mundësojmë të gjithë qytetarëve tanë të përdorin këtu të drejtën demokratike të tyre".

Në Shqipëri sot votohet në Ambasadën e Turqisë në Tiranë.

Në deklaratën e Ambasadës së Turqisë në Tiranë bëhet e ditur se “Në orën 09:00 të ditës së sotme ka filluar procesi i votimit popullor pranë Ambasadës për Ndryshimet Kushtetuese, i cili do të zgjasë deri në orën 21:00. Mund të votohet nga shtetasit të cilët janë të regjistruar në Regjistrin e Votuesve Jashtë Vendit, përpiluar nga Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve”.

Kurse në Kosovë votohet në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Prizren.

Ndërkaq procesi i votimeve vazhdon në pikat kufitare në Sarp, İpsala, Kapıkule, Hamzabeyli, Dilucu, Dereköy, aeroportet Şakirpaşa, Esenboğa, Antalya, Çardak, Eskişehir, Elazığ, Gaziantep, Hatay, Atatürk, Sabiha Gökçen, Adnan Menderes, Erkilet, Konya, Dalaman, Bodrum-Milas, Samsun, Trabzon, Zonguldak dhe në portet në Kuşadası, Ayvalık, Derince, Mersin, Taşucu, Marmaris, Samsun.

Votimi në këto pika do të vazhdojë deri në orën 17.00 me orën lokale të datës 16 prill.

Referendumi për ndryshime kushtetuese në Turqi do të mbahen më 16 prill.



Lajme të ngjashme