Në Maqedoni dhe Bosnje filloi procesi i votimit për referendumin e Turqisë

Ndërkohë, shtetasit turq që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë do të mund të votojnë nesër, më 9 prill, në ambasadat e Turqisë në Tiranë dhe Prishtinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Prizren mes orës 09.00-21.00.

Në Maqedoni dhe Bosnje filloi procesi i votimit për referendumin e Turqisë

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli, AA raporton se shtetasit e Turqisë në Maqedoni dhe Bosnje sot në mëngjes filluan të votojnë për referendumin për ndryshimet kushtetuese në Turqi, që do të mbahet më 16 prill.

Procedura e votimit filloi në Ambasadën e Republikë së Turqisë në Shkup në orën 09.00. Votën e parë e realizoi ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara.

Kara, në deklaratën e saj për gazetarët, tha se dëshiron që referendumi t'i sjellë gjëra të bukura Turqisë.

Ajo duke theksuar se në Ambasadën e Turqisë gjenden dy kuti të votimit, tha se "Numri i votuesve është 2.422. Kemi shënuar një rritje të vogël nga zgjedhjet e kaluara. Dëshira jonë është që t'i mundësojmë të gjithë qytetarëve tanë të përdorin këtu të drejtën demokratike të tyre".

Ambasadorja Kara më tej duke theksuar se qytetarët të cilët janë të regjistruar në regjistrin e votuesve jashtë vendit do të mund të votojnë në ambasada, tha se me këtë i është siguruar lehtësi votuesve.

Ndërsa Mehmet Akif Ağırman, qytetar nga Turqia, tha se ka pasur nderin si qytetar i Turqisë të votojë jashtë vendit.

Procesi i votimit në ambasadën në Maqedoni do të vazhdojë edhe nesër. Qytetarët do të mund të votojnë deri në orën 21.00 në ambasadën në Shkup.

Ndërkohë, shtetasit turq që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë do të mund të votojnë nesër, më 9 prill, në ambasadat e Turqisë në Tiranë dhe Prishtinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Prizren mes orës 09.00-21.00.

Referendumi për ndryshime kushtetuese në Turqi do të mbahen më 16 prill.



Lajme të ngjashme