TIKA, donacion për rinovimin e disa zyrave të Radio Kosovës

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka dhënë një donacion për rikonstruksionin e disa zyrave të Radio Kosovës...

TIKA, donacion për rinovimin e disa zyrave të Radio Kosovës

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka dhënë një donacion për rikonstruksionin e disa zyrave të Radio Kosovës.

Drejtori i Radio Kosovës, Azem Bujupi, tha se ky investim i mundëson punonjësve të radios një ambient më të mirë të punës.

Ai me këtë rast falënderoi agjencinë TIKA, e cila ndihmon Kosovën që nga paslufta e në veçanti ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kilic, e cila ishte prezente në ceremoninë e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e zyrave të radios.

“Jemi të vetëdijshëm që media publike përballet me një financim jo të qëndrueshëm dhe ky donacion i ardhur nga TIKA është jashtëzakonsisht i dobishëm për të gjithë punonjësit e institucionit tonë. Në emër të të gjithë kolegëve, kam një falënderim shumë të veçantë për ambasadoren dhe vizitat e saj të shpeshta në institucionin tonë dhe për këtë ndihmë që na ka ofruar TIKA”, tha Bujupi.

Ndërsa ambasadorja Kilic u shpreh se sot po përurojnë fillimin e punimeve në një sektor mjaft të rëndësishëm siç është media publike.

Për këtë ajo falënderon agjencinë TIKA, jo vetëm për investimet në Kosovë, por edhe më gjerë. Kilic tha se institucionet turke kanë dëshirë që të shohin një Kosovë të zhvilluar, që jeton me prosperitet për të gjitha komunitetet dhe për të gjithë popullin e saj.



Lajme të ngjashme