Serbi - Vuçiç shpall fitoren në presidencialet e të dielës

Kandidati i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiç ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën të dielën në Serbi.

Aleksandar Vuçiç_Sırbistan yeni Cumhurbaşkanı.jpg
Aleksandar Vuçiç_Sırbistan yeni Cumhurbaşkanı_03.jpg

Përkrahësit e Partisë Progresive Serbe u mblodhën në selinë e partisë për të festuar. Të pranishmit brohoritnin “Fitore” dhe “Serbi”.

“Jam shumë krenar për faktin se kemi fituar besimin e madh të qytetarëve të Serbisë dhe prej rreth 3.7 milionë personave që kanë dalë në vendvotime, vlerësimet tona janë se kemi fituar rreth 2.35 milionë vota”,- tha Vuçiç gjatë fjalimit të tij të parë në lidhje me rezultatin e votimeve.

Ai më pas u shpreh se “Sot jam shumë krenar për faktin se kemi fituar shumë vota në kushte që për ne ishin gjithçka, vetëm te lehta jo. Për ne kjo është një ditë e rëndësishme dhe me rëndësi është që u tregua se në cilin drejtim dëshiron të vazhdojë Serbia. Me rëndësi ka qenë që fitorja të jetë e pastër si loti. Kam fituar 12 për qind më shumë vota, rreth 430.000 vota më shumë se të gjithë kandidatët tjerë së bashku”,- theksoi Vuçiç.

Ai falënderoi qytetarët e Serbisë, duke menduar edhe për serbët dhe boshnjakët si dhe hungarezët.



Lajme të ngjashme