Djeg veten i riu refugjat në kampin në Greqi

Në një kamp refugjates në Ishullin Hios (Sakız) në Greqi, një refugjat që mësoi se do të ekstradohej, pësoi krizë nervore dhe dogji veten.

703452
Djeg veten i riu refugjat në kampin në Greqi

Në lajmin e agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, bëhet e ditur se refugjati 29-vjeçar, që i vuri vetes zjarrin pasi u lye me substancë djegëse, ka pësuar djegie të shkallës së fundit në pothuajse tërë trupin dhe është në rrezik për jetën.

Në lajm thuhet gjithashtu se pritet që refugjati të dërgohet për kurim në Athinë.

Edhe një personel i kampit që u mundua të ndihmojë refugjatin, është marr nën kurim për shkak të djegies që ka pësuar në duar dhe fytyrë.

Sipas  të dhënave zyrtare në këtë ishull gjenden rreth 3 mijë e 500 refugjatë.



Lajme të ngjashme