Konviktet, mundësia më e mirë e strehimit për studentët e huaj në Turqi

Një shkrim informues mbi mundësitë e strehimit të studentëve të huaj, që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në universitet turke.

öğrenci yurtları_03.jpg
öğrenci yurtları_06.jpg
öğrenci yurtları_05.jpg
öğrenci yurtları_04.jpg
öğrenci yurtları_02.jpg

Në shkrimin e sotëm do të ndajmë me studentët e huaj që duan të vazhdojnë arsimin e lartë në Turqi informacione në lidhje me mundësitë e strehimit në konvikt kur të vini në Turqi. Para së gjithash adresa e parë që do të preferoni kur të vini për studime të larta në Turqi do të jenë konviktet shtetërore që administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Kredive dhe Konvikteve. Përveç këtyre konvikteve mund të shikoni edhe për alternativa të tjera, siç mund të jenë konviktet e Universitetit, ku do të vazhdoni studimet ose konvikte private në qytetin ku do të vendoseni, apo një banesë, të cilën do ta merrni me qira bashkë me shokët/shoqet tuaj/tuaja.

Një informacion të zgjeruar në lidhje me Agjencinë e Kredive dhe Konvikteve mund të merrni duke vizituar faqen e internetit të këtij institucioni: http://yurtkur.gsb.gov.tr  Krahas strehimit, në këto konvikte ofrohen edhe shërbime të tjera si ushqim, bibliotekë. Studentë nga vende të ndryshme të botës që kanë fituar bursë studimi në Turqi fillimisht përfitojnë nga mundësitë e strehimit në këto konvikte (që janë shtetërore). Në varësi të vendeve të lira në konviktet e Agjencisë së Kredive dhe Menaxhimit të Konvikteve mund të qëndrojnë edhe studentët që nuk kanë fituar bursë turke. Çmimi i strehimit që është aplikuar për vitin akademik 2016-2017 ka qenë 160-250 Lira Turke (rreth 40-65 dollarë). Po të mendojmë që në këto çmime përfshihet edhe ushqimi, atëherë strehimi mund të vlerësohet pothuajse gratis.

Universitetet ku do të vazhdoni ju studimet kanë konviktet e tyre. Studentëve të huaj u jepet prioritet në këto konvikte. Dallimi kryesor i këtyre konvikteve nga konviktet shtetërore që menaxhohen nga Agjencia e Kredive dhe Konvikteve (Kredi Yurtlar Kurumu) është se nuk keni përse të shpenzoni kohë dhe para për të shkruar në universitet, duke qenë se këto konvikte ndodhen brenda kampusit të universitetit.

Përveç këtyre, në qoftë se dëshironi të qëndroni në një konvikt privat, atëherë mund të gjeni shumë konvikte të tilla që mund t’ju shërbejnë juve. Çmimet në këto konvikte janë pak më të shtrenjta. Çmimet ndryshojë edhe në varësi të numrit të personave në dhomë. Dhomat mund të jenë 1, 2, 3 ose 4-vetëshe. Nëse thoni që unë nuk dua të qëndroj në konvikt, dua të zë shtëpi apo banesë me qira, atëherë mund të bashkoheni disa shokë/shoqe dhe mund të zini me qira një banesë. Çmimet e qirave ndryshojnë në varësi të veçorive të banesës dhe të zonës ku ndodhet ajo. 

Në shkrimin e ardhshëm studentët e huaj që duan të vazhdojnë studimet e larta në Turqi do ti njohim me Universitetin e Stambollit, i cili është një nga universitet rrënjësore më të njohur të Turqisë.



Lajme të ngjashme