Në Maqedoni u mbajt një panel për tentativën e grushtit të shtetit në Turqi

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u organizua paneli me temë "15 Korriku dhe Turqia e re" nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) me pjesëmarrjen e ambasadores së Turqisë, Tülin Erkal Kara, kryekëshilltarit të Kryeministrit Jëlldërëm, Mustafa Şen.

Makedonya-da 15 Temmuz ve Yeni Türkiye paneli düzenlendi_01.jpg
Makedonya-da 15 Temmuz ve Yeni Türkiye paneli düzenlendi_04.jpg
Makedonya-da 15 Temmuz ve Yeni Türkiye paneli düzenlendi_Büyükelçi Tülin Erkal Kara.jpg
mustafa şen_üsküp.jpg

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u organizua paneli me temë "15 Korriku dhe Turqia e re" nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU).

Në panelin e organizuar në ambientet e IBU-së, morën pjesë ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, akademikë dhe studentë.

Ambasadorja Kara, në fjalën e saj me këtë rast, rikujtoi se Turqia më 15 korrik u përball me një sulm tradhtar, duke shtuar se gjatë tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO populli doli dhe qëndroi në rrugë deri në mëngjes.

Duke theksuar se organizata është infiltruar në çdo nivel të shtetit si rezultat i një pune prej afër 40 vitesh në Turqi, Kara tha: "Dua të them atë që thotë edhe presidenti ynë, se një ngjarje që ka ndodhur në Turqi nuk do të thotë se nuk do të ndodhë edhe në ndonjë shtet tjetër. Presidentët e të gjitha shteteve dhe politikanët duhet të jenë vigjilentë."

Kara më tej shtoi se organizata ka mbi 600 shkolla vetëm në ShBA, po ashtu, edhe numri i shkollave në shtetet e Evropës arrin shifra serioze.

"E shihni se këtu në Maqedoni ata kanë nëntë shkolla. Ajo që duhet të fillojmë të bëjmë këtu, është t'i paralajmërojmë të afërmit ose familjet që u janë drejtuar këtyre shkollave, se ato janë çerdhe terrori, ndërsa ato armë nesër mund të drejtohen kah ju. Ato nuk janë institucione arsimore, por, fatkeqësisht, aty mësohet terrori, pra, ato fatkeqësisht edukojnë terroristë që shënjestrojnë shtetin tonë", tha Kara.

"Edhe ju e shihni qartazi se ky nuk është planprogrami i një njeriu me shkollë fillore, por ato drejtohen nga një inteligjencë më e lartë", tha ambasadorja Kara, duke shtuar:

"Në fakt, secili prej nesh duhet të përpiqet për atdheun dhe shtetin tonë. Dua të theksoj se këta nuk kanë përfunduar dhe nuk do të përfundojnë, andaj ne duhet të jemi syçelë. Rrjedhimisht, shohim se ndaj Turqisë ka nisur të zbatohet një sanksion serioz. Në të gjitha shtetet perëndimore, në të gjitha shtetet, duhet sikur të gjithë janë bashkuar dhe solidarizuar për ta sulmuar Turqinë. Kjo tregon se Turqia është një shtet i fuqishëm, se populli turk është popull i madh dhe se vazhdon të ekzistojë ende frika nga kjo gjë."

"Më 16 prill, Turqia do të hyjë në një periudhë të re

Ndërkohë, panelsti Mustafa Shen (Mustafa Şen), kryekëshilltar i kryeministrit turk, foli në lidhje me rrethanat që përgatitën 15 Korrikun dhe periudhën pas tij.

"Në fakt, do të përpiqem që në mënyrë analitike të prezantoj se çfarë deshën të bëjnë ata më 15 korrik. Nga ana tjetër, ky proces na çon ne drejt një Turqie të re. Siç e dini, më 16 prill në Turqi do të mbahet referendum. Do të flasim edhe për sistemin e qeverisjes presidenciale. Çdokush do ta shohë se Turqia do të hyjë në një periudhë të re përmes 16 Prillit. Gjithsesi, Turqia është garantues për paqen dhe qetësinë e rajonit në të cilin gjendet. Dashtë Zoti ajo do të na çojë drejt së ardhmes duke u forcuar edhe më shumë", tha Shen.

Duke theksuar se Turqia dhe Ballkani janë "një vend i vetëm", Shen u shpreh se Turqia ka zhvilluar marrëdhënie vëllazërore me të gjitha shtetet e Ballkanit dhe se këto duhet t'i bartë në përmasa edhe më të larta.

Ndërkaq, rektori i IBU-së, Prof. Dr. Ismail Koxhajusufollu (İsmail Kocayusufoğlu), tha se janë mbledhur për të diskutuar në lidhje me pasojat e tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi.

Koxhajusufollu shtoi se duke bërë vlerësim përmes gjetjeve dhe punimeve shkencore, do të diskutojnë për periudhën pas 15 Korrikun dhe Turqinë e re.

Për pjesëmarrësit në program u bë shpërndarja e mbi 300 librave "Tentativa për grusht shteti nga FETO, minutë pas minuti" nga zyra në Shkup e agjencisë Anadolli (Anadolu Agency -AA). Gjithashtu, në kuadër të programit për pjesëmarrësit u prezantua edhe ekspozita e fotografive me pamje nga tentativa për grusht shteti nga FETO më 15 korrik.



Lajme të ngjashme