Kosovë - Kryeparlamentari Veseli kundërshton rritjen e pagave të deputetëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kundërshtuar iniciativën për rritjen e pagave për deputetët...

Kosovë - Kryeparlamentari Veseli kundërshton rritjen e pagave të deputetëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kundërshtuar iniciativën për rritjen e pagave për deputetët.

Përmes Facebook-ut, Veseli ka thënë se është kategorikisht kundër rritjes së pagave për deputetët e Kuvendit, pasi, sipas tij, fillimisht duhet që qytetarëve të vendit t’u përmirësohet standardi i jetës.

“Sapo dëgjova për planet e disa deputetëve për rritje të rrogave të tyre. Jam kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve. Kur popullit t’ia rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Nga ana tjetër, anëtarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa kanë aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) për vitin 2018-2020 për Kuvendin e Kosovës.



Lajme të ngjashme