Vuçiç do të mund të qëndrojë për fushatë në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj tha të martën se Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të qëndrojë tre orë në Kosovë për fushatën parazgjedhore.

Vuçiç do të mund të qëndrojë për fushatë në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të qëndrojë tre orë në Kosovë për fushatën parazgjedhore, deklaroi të martën ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta lejuar vizitën e Vuçiç në Kosovë. Ai do të qëndrojë tre orë në Kosovë”, tha ministri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, Jean Asselborn.

Hoxhaj theksoi se “ka qenë vendim i vështirë për qeverinë sidomos pas provokimeve të fundit të Serbisë, por vendimi është marrë në frymën e shprehjes së vullnetit të mirë ndaj miqve ndërkombëtarë sikurse Gjermania dhe Bashkimi Evropian (BE)”.



Lajme të ngjashme