Loja e alfabetit për zgjedhjet e përgjithshme në Bullgari

Në Bullgari, në orën 7.00 me orën lokale filloi votimi për zgjedhjet e përgjithshme.

Loja e alfabetit për zgjedhjet e përgjithshme në Bullgari

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bullgarisë, për zgjedhjet parlamentare që zhvillohen sot, përveç vendeve të Bashkimit Evropian, vuri kushtin që ata që do të votojnë duhet të mbushin kërkesën në kutinë e votimit me alfabetin cirilik.

Ky vendim u përball me reagimin e mijëra zgjedhësve me nënshtetësi bullgare që jetojnë jashtë shtetit.

Për shkak se shumë zgjedhës që jetojnë jashtë shtetit nuk e përdorin këtë alfabet do ta kenë të vështirë që të përdorin votën.

Kjo gjendje që vështirëson përdorimin e votës nga mijëra votues me dy nënshtetësi edhe në Turqi, do të bëhet shkak që nga kutitë e votimit të dalin më pak vota.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bullgarisë në zgjedhjet e mëparshme lejonte që personat që nuk e dinë këtë alfabet të merrnin ndihmë nga persona të tjerë.

Në zgjedhjet e mëparshme numri i kutive të votimit në Turqi ishte 140 ndërsa në këto zgjedhje Komisioni Qendror Zgjedhor i Bullgarisë e ka ulur numrin e kutive të votimit në Turqi në 35 dhe nuk lejon më që zgjedhësit që nuk dinë alfabetin bullgar të marrin ndihmë nga persona të tjerë.

Ndërkaq Komisioni Qendror Zgjedhor i Bullgarisë kishte ndaluar edhe transmetimin e një videoklipi në gjuhën turke, i cili ishte përgatitur nga koalicioni i Unionit DOST për zgjedhjet e parakohshme legjislative të 26 marsit në këtë vend.

KQZ-ja bullgare vendosi gjithashtu që të fshihet nga të gjitha platformat virtuale ky videoklip, i cili risjell në kujtesë ditët e dhimbshme të fushatës asimiluese të regjimit komunist të Sofjes kundër turqve dhe myslimanëve të Bullgarisë.

Në zgjedhje garojnë 21 të pavarur, 13 parti politike dhe 9 aleanca për 240 karrige.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bullgarisë bëri të ditur se në vend ka 6 milionë e 500 mijë zgjedhës të regjistruar.

Pjesëmarrja në zgjedhje pritet të jetë 65% dhe do të votohet në më shumë se 12 mijë pika.

Në burgje janë vendosur kuti votimi për 1 222 të burgosur që kanë të drejtën e votës.

Edhe jashtë shtetit zgjedhësit mund të përdorin votën në 400 qendra votimi.



Lajme të ngjashme