Shqipëri – Shpërthim në repartin ushtarak në Porto Romano, plagosen dy persona

Një shpërthim ndodhi në repartin ushtarak në Porto Romano të Durrësit gjatë pasdites së të mërkurës, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, një rreshter dhe një punonjës i Albcontrol-it, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën...

697366
Shqipëri – Shpërthim në repartin ushtarak në Porto Romano, plagosen dy persona

Një shpërthim ndodhi në repartin ushtarak në Porto Romano të Durrësit gjatë pasdites së të mërkurës, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, një rreshter dhe një punonjës i Albcontrol-it, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur gjatë procesit të pastrimit të territorit të repartit ushtarak.

Mësohet se personat, pasi kanë korrur barin brenda territorit, i kanë vënë zjarrin, ndërsa besohet se një kapsollë ka shpërthyer më pas.

Gjendja shëndetësore e dy të plagosurve raportohet të jetë e qëndrueshme, pasi kanë vetëm djegie të lehta.

Burimet thonë se Policia Ushtarake dhe Policia e Shtetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë verifikimet për të mësuar shkaqet e këtij shpërthimi.



Lajme të ngjashme