Kosovë - Të premten nis rigjykimi i Oliver Ivanoviçit

Lideri i Iniciativës Qytetare serbe SDP, Oliver Ivanoviç, do të përballet me rigjykim në 24 mars në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

696035
Kosovë - Të premten nis rigjykimi i Oliver Ivanoviçit

Në seancën përgatitore, e cila u mbajt më 7 mars në Gjykatën Themelore në Mitrovicë me dyer të mbyllura, gjyqtarja e EULEX-it, Roxana Komsa, njoftoi se paneli ndërkombëtar i gjykatësve të përbëhet edhe nga një gjyqtar kroat dhe slloven.

Politikani serb akuzohet për vrasjen e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti.

Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës, më 22 shkurt të këtij viti, ia kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak, liderit të Iniciativës Qytetare Serbe SDP, Oliver Ivanoviç.



Lajme të ngjashme