Shqipëri – Prokurori i Përgjithshëm: Të hetohen të gjithë kandidatët në zgjedhje

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla, u shpreh të hënën nga Gjirokastra për hetimin e të gjithë kandidatëve për deputetë, që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit...

690591
Shqipëri – Prokurori i Përgjithshëm: Të hetohen të gjithë kandidatët në zgjedhje

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla, u shpreh të hënën nga Gjirokastra për hetimin e të gjithë kandidatëve për deputetë, që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Po ashtu kryeprokurori bëri të ditur se organi i akuzës i ka kërkuar KQZ-së vendimet për ndërprerjen e mandatit të kryebashkiakëve të Tepelenës dhe Poliçanit. Dy zyrtarët vendorë, respektivisht Tërmet Peçi dhe Adriatik Zotkaj, rezultojnë se nuk kanë deklaruar dënime, të cilët përfshihen në sferën e ndalimit për ushtrimin e funksionit, në kuadër të ligjit ‘për dekriminalizimin’.

“Prokuroria i ka kërkuar sot KQZ-së heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Tepelenës dhe Poliçanit, të dyshuar për vepra penale, të cilat ata nuk i kanë deklaruar. Njëkohësisht, ka filluar dhe procedimi penal ndaj tyre për veprën e falsifikimit të dokumentave”, bëri të ditur Llalla. Të dy kryebashkiakët janë të zgjedhur të Partisë Socialiste.

Sipas njoftimit zyrtar të organit qendror të akuzës, sektori i “Dekriminalizimit” në PP konstaton se Tërmet Peçit i duhet ndërprerë mandati i kryetarit të Bashkisë, pasi nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të dorëzuar në KQZ, rezulton se është dënuar me vendim të formës së prerë, më 27 prill 2004 nga Gjykata e Tepelenës, për veprën penale të “Përdorimit të dokumentave të falsifikuar”.

Ndërsa sa i takon kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj, prokuroria kërkon ndërprerjen e mandatit, pasi nga verifikimi i formularit të vetëdeklarimit, i dorëzuar më 22 prill 2016, është konstatuar se subjekti ka deklaruar, një vendim penal të formës së prerë të Gjykatës së Rrethit Korçë, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, ku është dënuar me 3 vjet burg, një vendim të Gjykatës së Rrethit Skrapar për “Kundërshtimin e punonjësve të policisë së rendit publik”, dënuar me 10 muaj burg, dhe një vendim të Gjykatës së Rrethit Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 250 dhe 187 i Kodit Penal, dënuar me 1 vit burgim.

Gjithashtu, ka deklaruar nën pyetjen 4 të formularit se ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe ndaj tij ka pasur dy masa sigurie “arrest në burg” nga Prokuroria e Rrethit Korçë, dhe ajo e Rrethit Skrapar, për veprat penale për të cilat është dënuar më pas me vendime të formës së prerë.



Lajme të ngjashme