VMRO-DPMNE: Programi i Zaevit është pamflet politik dhe mashtrim zgjedhor

VMRO-DPMNE-ja vlerësoi dje si pamflet politik programin e prezantuar që do të kishte qeveria e re dhe që e prezantoi në konferencën për shtyp, lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

VMRO-DPMNE: Programi i Zaevit është pamflet politik dhe mashtrim zgjedhor

VMRO-DPMNE-ja vlerësoi dje si pamflet politik programin e prezantuar që do të kishte qeveria e re dhe që e prezantoi në konferencën për shtyp, lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe e përsëriti propozimin për të hedhur poshtë platformën shqiptare dhe për të pranuar mbështetje nga ana e VMRO-DPMNE-së për qeveri të pakicës ose zgjedhje të reja të parakohshme.

“Zaevi u mundua përmes leximit të pamfletit politik të sigurojë opinionin, ndërsa këtë ka mundur ta bëjë vetëm me një minutë. I njëjti ky Zoran Zaev i cili në Zvicër foli për kantonizim të Maqedonisë u ngatërrua në tentimin e qëndrimit politik dhe vendimeve”, tha në konferencën e sotme për shtyp në selinë e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski.

Ai kërkoi nga Zaev të mos e nënvlerësojë inteligjencën e qytetarëve të Maqedonisë.

Pyetjes së gazetarëve se ku e sheh dalje nga kriza, ai u përgjigj se zgjidhja është që LSDM-ja të pranojë mbështetjen nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe të bëhet qeveri me shumicë.



Lajme të ngjashme