Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Vuçiç hedh poshtë akuzat për financimin e fushatës elektorale nga biznesmenët

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, kandidati kryesor për zgjedhjet presidenciale serbe të 2 prillit, hodhi poshtë me vendosmëri akuzat e kundërshtarëve të tij, sipas të cilëve fushata e tij është financuar nga manjatët dhe sipërmarrësit e pasur...

Vuçiç hedh poshtë akuzat për financimin e fushatës elektorale nga biznesmenët

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, kandidati kryesor për fitimin e zgjedhjeve presidenciale serbe të 2 prillit, hodhi poshtë me vendosmëri akuzat e kundërshtarëve të tij, sipas të cilëve fushata elektorale e tij është financuar nga manjatët dhe sipërmarrësit e pasur.

“Asnjë biznesmen nuk më ka dhënë një dinar. Jam krenar për ndershmërinë time”, deklaroi Vuçiç për gazetarët të mërkurën në Kopaonik, ku merr pjesë në një forum ekonomik tradicional që zhvillohet në këtë qendër turistike malore.

Vuçiç iu referua në veçanti akuzave të ngritura nga Vuk Jeremiç, ish-ministër i Jashtëm, edhe ai kandidat në këto zgjedhje presidenciale.

“Deri tani kam shpenzuar për fushatën elektorale 10 herë më pak nga kundërshtarët e mi, burimet e financimit të të cilëve nuk dihen”, theksoi Vuçiç.



Lajme të ngjashme