Analizë - Tensioni i gjenociditit ndërmjet boshnjakëve dhe serbëve

Apelimi nga Sarajeva zyrtare i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (26 shkurt 2007) për çështjen e gjenocidit në Luftën e Bosnjës i ka tensionuar edhe një marrëdhëniet ndërmjet boshnjakëve dhe serbëve.

srebrenica srebrenitsa
srebrenica
Srebrenitsa Soykırımı Bosna Hersek23.jpg
Srebrenitsa Soykırımı Bosna Hersek32.jpg

Kërkesa për apelim nga Sarajeva zyrtare drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me vendimin e marrë më 26 shkurt 2007 për padinë e gjenocidit, që Bosnjë-Hercegovina kishte ngritur kundër Serbisë, u dërgua në këtë gjykatë pas rreth 10 vjetësh. Bosnja e gëzonte të drejtën për të kërkuar rishikimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në rast se do të dispononte një provë në cilësinë që do të ndryshojë përfundimin e gjykimit të mëparshëm gjatëkohës 10-vjeçare të parashkrimit. Marrëdhëniet mes serbëve dhe boshnjakëve janë tensionuar sërish ndërkohë që nuk është qartësuar ende se do ta procedojë (marrë në konsideratë) apo jo Gjykata kërkesën për apel, të sjellë në rend të ditës nga anëtari boshnjak i Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç.

Palë të ndryshme zotërojnë “realitete të ndryshme” mbi luftërat që kanë ndodhur në Ballkanin e viteve 1990. Para se faktet lidhur me luftërat në Ballkan të zbulohen nga gjykatat ndërkombëtare, udhëheqësit e vendeve të rajonit kanë prodhuar "fakte", siç i kanë kërkuar interesat e tyre, dhe këtë ia kanë imponuar si të vërtetë absolute popullit të tyre. Kjo është arsyeja që vendimet e marra nga gjykatat ndërkombëtare për çështje të caktuara mund të perceptohen shpesh si çështje politike. 

Të gjitha këto nuk e ndryshojnë realitetin, ato që ndodhën ndërmjet viteve 1992-1995 në luftën e Bosnjës, kanë zënë vend në faqet më të errëta të historisë së njerëzimit. Para së gjithash, boshnjakët, të cilët dikur ishin të lumtur në shtëpitë e tyre, me fillimin e Luftës së Bosnjës morën rrugët e kurbetit. Gjatë viteve 1992-1995 rreth 50% (2,2 milionë) e popullsisë së Bonjë-Hercegovinës i braktisën shtëpitë e tyre para se të fillonte lufta. Tmerri që ndodhi në Bosnjë u mori jetën rreth 250 mijë njerëzve. Viktima më e re boshnjake, të cilës i janë gjetur eshtrat nga varret masive që janë zbuluar dhe hapur, ka qenë një foshnjë 29-ditëshe, kurse më e moshuara ka qenë një gjyshe e verbër 101-vjeçare.

Rreth 200 mijë civilë u torturuan në kampe të ndryshme robërish; gratë dhe vajzat e vogla boshnjake u përdhunuan në mënyrë sistematike. Ndërsa shumë qytete boshnjake si: Sarajeva, Bihaçi, Srebrenica,  Gorazhde dhe Jepa, u mbajtën nën rrethim për një kohë të gjatë. Ndihmat humanitare në këto qytete nuk vinin, si pasojë të moshuarit, të sëmurët dhe fëmijët e vegjël humbnin jetën. Boshnjakët nuk u përballën vetëm me vrasje, gjatë luftës u bënë përpjekje edhe për të shkatërruar historinë e boshnjakëve dhe për të zhdukur gjurmët e kulturës së tyre.  .

Boshnjakët besojnë se të gjitha këto të këqija që ndodhën me Bosnjë-Hercegovinën kanë qenë projektuar në vendin fqinj, Serbi, dhe se të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi janë drejtuar nga administrata e Sllobodan Milosheviçit në Beograd. Kjo është arsyeja që boshnjakët që në fillim nuk kanë qenë të kënaqur me vendimin e datës 26 shkurt 2007, që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli për padinë e gjenociditit, që kishte ngritur Bosnjë-Hercegovina kundër Serbisë. Sa për kujtesë në vendimin në fjalë thuhet se gjenocid ka pasur vetëm në Srebrenicë dhe për këtë krim Gjykata ngarkon me përgjegjësi Ushtrinë e Serbëve të Bosnjës. Vrasjet e tjera të civilëve përveç Srebrenicës nuk u cilësuan si akt gjenocidi, me arsyetimin se mungonin provat e mjaftueshme. Ndërsa për sa i përket Serbisë, ky vend nuk u fajësua për asnjë nga veprimet që parashikojnë dënime sipas pikës 3 të Konventës së Gjenocidit. Serbia u akuzua vetëm përse nuk respektoi përgjegjësinë që kishte në ndalimin e personave që kryen krimin e gjenociditit në Srebrenicë dhe përse nuk i kishte arrestuar autorët e gjenociditit dhe dorëzuar ata Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi.        

Gjatë afatit parashkrues Bosnjë-Hercegovina kishte të drejtë të apelonte ndaj këtij vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Mirëpo ekzistonte një barrierë serioze në lidhje me procedurën që do të ndiqej për këtë çështje. Dhe çështja kishte të bënte me personin kompetent që do të depozitonte kërkesën për apel me objekt rishikimin e vendimit të mëparshëm (2007) në rast të disponimit të një prove të rëndësishme. Kompetenca në fjalë 10 vite më parë ka qenë në duart e Sakib Softiç, juristi që përfaqësonte Bosnjë-Hercegovinën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në atë kohë nuk kishte asnjë problem. Por problemi serioz lindi kur kompetenca për të dorëzuar kërkesën e apelit është e drejtë e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës, që siç e dini ky Këshill përbëhet nga tre anëtarë, njëri është boshnjak, njëri serb dhe tjetri është kroat. Anëtari serb del kategorikisht kundër dorëzimit të kërkesës së apelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. 

Anëtari boshnjak i Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, thotë se kompetenca që i është dhënë nga Presidenca e Bosnjës më 4 tetor 2002 Sakib Softiçit vazhdon të jetë ende e vlefshme. Dhe si përfundim, duke u bazuar në këtë kompetencë që është dhënë në të kaluarën, më datë 23 shkurt 2017 me anë të Softiçit është depozituar pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kërkesa për apelimin e vendimit të 2007-s. Siç edhe pritej përfaqësuesit e serbëve të Bosnjës dolën kundër një nisme të tillë. Pas këtyre zhvillimeve Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë u dërgoi nga një letër të tre anëtarëve të Këshillit Presidencial të Bosnjës, përmes të cilës i pyet mbi mendimin e tyre se është apo jo Softiçi ende përfaqësuesi ligjor i Bosnjë-Hercegovinës. Kështu i gjithë procesi juridik ka hyrë në një rrugë të paqartë. Kurse marrëdhëniet ndërmjet boshnjakëve dhe serbëve, qoftë brenda Bosnjë-Hercegovinës, qoftë në marrëdhëniet ndërmjet Bosnjës dhe Serbisë kanë hyrë sërish në një periudhë tensioni. Të gjitha këto kanë efektet e tyre politike negative ndaj institucioneve shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës. Retorikat nacionaliste kanë nisur të grumbullojë sërish pikë në Bosnjë. Nëse shikojmë reagimet e shoqërisë ndërkombëtare ndaj këtij zhvillimi, duket qartë që ajo nuk dëshiron të shikojë tensione të reja ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë.    

Autor: Dr. Erhan TÜRBEDAR

Shqipëroi: Serdar HÜSEYNİ



Lajme të ngjashme