Shqipëri – Idrizi: Pakt kombëtar për reformën në drejtësi, të zhbllokohet Vettingu

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, nga Saranda, ku zhvilloi një takim me strukturat e forcës politike që drejton, propozoi një pakt kombëtar për reformën në drejtësi, ndërkohë që bëri thirrje për zgjidhjen e problemit të Vettingut...

Shqipëri – Idrizi: Pakt kombëtar për reformën në drejtësi, të zhbllokohet Vettingu

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, nga Saranda, ku zhvilloi një takim me strukturat e forcës politike që drejton, propozoi një pakt kombëtar për reformën në drejtësi, ndërkohë që bëri thirrje për zgjidhjen e problemit të Vettingut.

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e ka mbështetur pa asnjë lloj kushti reformën në drejtësi. Ka ardhur momenti që të kemi një pakt të madh kombëtar, një pakt kombëtar që të jepet dakortësi për reformën në drejtësi, por edhe për proceset e integrimit që po kalon vendi”, tha Idrizi.

Duke e lidhur reformën në drejtësi me çështjen çame, Idrizi tha se PDIU-ja është më shumë e interesuar se kushdo tjetër për këtë reformë, pasi e ka si kauzë të saj nevojën për drejtësi dhe prej nga do të vijë edhe zgjidhja e çështjes çame.

Kryetari i PDIU-së u shpreh se në Shqipëri duhet të garantohet e drejta dhe të mbrohet vota e shqiptarëve. Sipas Idrizit, nuk mund të vazhdohet më që dy partitë e mëdha të përcaktojnë fatet e vendit prej 26 vjetësh. “Sot çdo shqiptari duhet t’i lexohet vota ashtu siç qytetarët e hedhin në kuti, si shpresë e së ardhmes së tij dhe e vendit”, theksoi Idrizi, i cili mbështeti votimin elektronik.

Idrizi gjithashtu bëri apel që të miratohen reforma që mbështesin të rinjtë. Sipas tij, shumë prej të rinjve qëndrojnë nëpër lloto, vetëm se nuk kanë një zanat për të punuar.



Lajme të ngjashme