Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Presidenti i Shqipërisë më 7 mars viziton Preshevën

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në 7 mars do ë realizojë një vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës, lajmi është konfirmuar nga këshilltari i presidentit për rajonin.

Presidenti i Shqipërisë më 7 mars viziton Preshevën

Në një prononcim për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”, këshilltari i presidentit Nishani për Rajonin, prof.dr. Flamur Gashi, konfirmoi vizitën e presidentit Nishani në Luginën e Preshevës.

Këtë vizitë të shumëpritur të Kreut të Shtetit shqiptar e kanë mirëpritur edhe liderët e Luginës së Preshevës, të cilët e cilësojnë si një vizitë historike.

Në Luginën e Preshevës kanë nisur përgatitjet për pritjen e presidentit shqiptar.

Agjenda e vizitës së Presidentit Nishani në Bujanoc dhe Preshevë

Ora 12:00- 13:00: Mbërritja e Presidentit Nishani në komunën e Bujanocit. Takim me kryetarin e Komunës, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Nacional, Jonuz Musliu, takim me përfaqësuesit e komunës së Medvegjës si dhe me përfaqësuesit institucionalë dhe politikë (zyra e kryetarit të komunës së Bujanocit)

-Ora 13:00 -13:30 Vizitë në shkollën fillore “Muharem Kadriu“ (shkolla e re), Tërnoc

-Ora 13:30 -15:00: Program kulturor me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Restorant “Breta“, Bujanoc

-Ora 15:00: Nisja e Presidentit për në Preshevë.



Lajme të ngjashme