Mogherini: Pa Demarkacionin, nuk zhbllokohet liberalizimi i vizave për Kosovën

"Kosova duhet të përmirësojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjë që është arritur dhe kushti i dytë është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, e cila që nga vizita ime e vitit të kaluar nuk ka patur progres" tha Mogherini.

Mogherini: Pa Demarkacionin, nuk zhbllokohet liberalizimi i vizave për Kosovën

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, deklaroi sot në Prishtinë se “është koha për të votuar marrëveshjen e ratifikimit për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, pasi ajo do të zhbllokojë liberalizmin e vizave për Kosovën”.

Në një konferencë për shtyp pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa, Mogherini theksoi se “propozimi i Komisionit Evropian që e prezantuam në maj të vitit të kaluar kishte dy kushte që duhet të plotësoheshin përpara se të bëhej liberalizimi i vizave”.

E para, vijoi ajo, Kosova duhet të përmirësojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjë që është arritur dhe kushti i dytë është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, e cila që nga vizita ime e vitit të kaluar nuk ka patur progres.

“Po e them qartë”, nënvizoi Mogherini, duke theksuar se është koha e fundit që të ecim përpara, është koha për të votuar marrëveshjen e ratifikimit të Demarkacionit, e cila do të zhbllokojë procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën.

“Ne e mbështesim rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, tha Mogherini.

Ajo kërkoi nga partitë politike të gjejnë mënyrën e pajtimit që të përparojë Kosova në rrugën drejt liberlaizimit të vizave. “Populli i Kosovës nuk e meriton mungesën e konsesnsit politik në këtë hap shumë konkret”, tha Mogherini.

Ndërsa kryeministri Isa Mustafa u shpreh se “ne e shohim dialogun me vendet fqinje dhe Serbinë si një atlternativë të pazëvendësushme, jemi të gatshëm e të përkushtuar të vazhdojmë dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve në Ballkan dhe Evropë”. Por, shtoi ai, ne nuk shohim një gatishmëri të njëjtë nga Serbia.

“Demarkacioni nuk po plotësohet, pasi opozita është kundër”, tha Mustafa. Kreu i qeverisë theksoi se do të punojmë edhe në implemtimin e të gjitha marrëveshjeve të tjera , për të cilat kërkuam edhe përkrahjen e BE-së”.

“Po punojmë që Kosova të jetë faktor i rëndësishëm paqeje në rajon dhe Evropë”, nënvizoi Mustafa duke shtuar se kemi zhvilluar progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryeministri Mustafa shprehu besimin se do të vazhdojmë edhe më tej dhe në mënyrë të vendosur edhe me ndihmën e zonjës Mogherni  në kapërcimin e vështirësive që kemi për demarkacionin, pasi qytetarët po mbahen peng të këtij kriter dhe nuk po lëvizin lirshëm në vendet e BE-së”.



Lajme të ngjashme