Veseli: Ratifikimi i demarkacionit në interesin e Kosovës dhe të fqinjëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi të enjten se është në interes të Kosovës, por edhe të fqinjëve, demarkacioni (me Malin e Zi).

Veseli: Ratifikimi i demarkacionit në interesin e Kosovës dhe të fqinjëve

Deklarata e kreut të Kuvendit u bë pas mbledhjes së Kryesisë. Në një prononcim për mediat, Veseli nuk bëri të ditur se kur ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi do të futet në agjendën e Kuvendit.

“Kosova që nga shpallja e pavarësisë është duke ecur çdo ditë e më tepër përpara. Ne e kemi detyrim t’i shënojmë kufijtë tanë, mos të kthehemi në tragjeditë e kaluara. Demarkacioni duhet të kalojë, sepse është në interesin tonë dhe në interes të fqinjëve tanë”, u shpreh Veseli.



Lajme të ngjashme