Kodheli takim me Avramopoulos gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Mimi Kodheli mori pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Gjermani.

675353
Kodheli takim me Avramopoulos gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Ministrja e Mbrojtjes  së Shqipërisë Mimi Kodheli mori pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Gjermani, çështjet kryesore të së cilës janë zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë globale për të cilat liderët botërore diskutojnë dhe shpalosin mendime dhe pikëpamje të ndryshme.

Gjatë punimeve te kësaj konference, ministrja Kodheli bisedoi me homologun e saj austriak  Hans Peter Doskozil, komisionerin e BE-së për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, të cilët i njohu me masat që Shqipëria ka marrë në rast përballjeje direkt me fluksin e refugjatëve.

Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut marrin pjesë personalitetet më të larta të sigurisë në botë, që nga zëvendëspresidenti amerikan, presidentë dhe kryeministra të vendeve anëtare të NATO-s, BE-së, ministra të Jashtëm, të Mbrojtjes dhe personalitete në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë.



Lajme të ngjashme