Presidenti i Shqipërisë në 7 mars do të vizitojë Preshevën

Siç njoftojnë mediat e Preshevës, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani do të vizitojë Luginën e Preshevës në 7 mars, me rastin e 130 vjetorit të Shkollës së Parë Shqipe dhe Ditës së Mësuesit.

Presidenti i Shqipërisë në 7 mars do të vizitojë Preshevën

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani do të vizitojë Luginën e Preshevës në 7 mars, me rastin e 130 vjetorit të Shkollës së Parë Shqipe dhe Ditës së Mësuesit.

Këtë vizitë të shumëpritur të Kreut të Shtetit shqiptar e kanë mirëpritur edhe liderët e Luginës së Preshevës, të cilët e cilësojnë si një vizitë historike.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, tha për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” se ” më 7 Mars në Ditën e Mësonjëtores së Parë Shqipe, presidenti shqiptar Nishani do të vizitojë Bujanocin”.

“Kjo është një ditë historike jo vetëm për shkollën shqipe por edhe për mbarë kombin tonë në Luginën e Preshevës”, theksoi Kamberi.

Në intervistën e fundit për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se “shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë demonstruar vazhdimisht që përfaqësojnë identitetin e tyre kombëtar, duke reflektuar parimet më të mira europiane”.
Por, shtoi ai, është e papranueshme për realitetin e sotëm evropian, niveli i ekonomisë, zhvillimi i infrastrukturës, mundësitë dhe hapësirat e arsimimit dhe të zhvillimit të mëtejshëm nga pikëpamja sociale dhe shoqërore”.



Lajme të ngjashme