Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kosovë – Kuvendi miraton rezolutën për Forcat e Armatosura

Në seancën plenare të ditës së martë Kuvendi i Kosovës miratoi unanimisht një rezolutë për të ardhmen e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Kosovë – Kuvendi miraton rezolutën për Forcat e Armatosura

Kuvendi i Kosovës pas një debati parlamentar pasditen e të martës në lidhje me Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe të ardhmen e tyre miratoi  një rezolutë unanimisht nga 68 deputetët e pranishëm në seancën plenare.

Qeveria e Kosovës autorizohet që sa më parë të koordinojë dhe të procedojë në Kuvendin e Kosovës për miratim Strategjinë për transformim të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës”, thekson fillimisht rezoluta.

“Duke shprehur solemnisht përkushtimin e pa-alternativë për integrimin në Organizatën e Paktit Veriatlantik NATO, Kuvendi i Kosovës, qeveria e Kosovës dhe mekanizmat institucionalë të bashkërendojnë angazhimin për harmonizimin e përpjekjeve të përbashkëta me NATO-n dhe SHBA-në për zhvillimin e kapaciteteve opreacionale konform mandatit të ri të Forcave të Armatosura të Kosovës”, përfundon rezoluta dypikëshe.

Gjatë debatit të zhvilluar, kryeministri Isa Mustafa tha se Kosova ka plotësuar kushtet që të ketë ushtrinë e saj. “Unë vlersësoj se Kosova është shtet që është pranuar nga 113 vende, i ka të gjitha institucionet shtetërore dhe i ka plotësuar po ashtu kushtet që të ketë forca të armatosura siç i kanë edhe vendet tjera”, theksoi kryeministri Mustafa.



Lajme të ngjashme