Popullsia e Shqipërisë shënon rritje për herë të parë pas 15 vjetësh

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) në 1 janar 2017 popullsia rezidente ka shënuar rritje për herë të parë që nga viti 2001.

10-11/Files/UploadedImages/5854214682arnavutlukbakentitiran.jpg

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2017, rezultoi 2.88 milionë duke u rritur për herë të parë që nga viti 2001, sipas të dhënave të publikuar të hënën nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT).

Krahasuar me një vit më parë popullsia u rrit me 1 mijë banorë. Sipas INSTAT më 1 janar 2017, popullsia rezidente e Shqipërisë përllogaritet 2.876.591 banorë, krahasuar me 2.875.592 që ishte më 1 janar 2016.

"Gjatë vitit 2016, kanë lindur rreth 32 mijë foshnja, ndërsa kanë vdekur rreth 21 mijë persona. Nga ana tjetër, migracioni neto ka pësuar një rritje në krahasim me vitin e mëparshëm edhe pse vazhdon të mbetet negativ. Për herë të parë pas vitit 2001, shtesa natyrore tejkaloi migracionin neto, duke rezultuar në një rritje të lehtë të numrit të popullsisë banuese më 1 janar 2017", theksohet në raportin e Institutit të Statistikave të publikuar të hënën.

Sipas raportit, Tirana zë rreth 30 për qind të popullsisë së përgjithshm, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit. Tirana ndiqet nga Fieri me 11 për qind, Durrësi 10 për qind dhe Elbasani 10 për qind.



Lajme të ngjashme