Maqedoni – Zaev i kërkon Presidentit Ivanov mandatin për formimin e qeverisë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pret që Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov, t’i japë mandatin për formimin e qeverisë së re...

Maqedoni – Zaev i kërkon Presidentit Ivanov mandatin për formimin e qeverisë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pret që Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov, t’i japë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Sipas tij, të gjitha opsionet e tjera do të thonë shkelje e kushtetutës dhe keqpërdorim i funksionit.

Zaev është i bindur se do të formojë shumicë parlamentare duke krijuar edhe qeverinë.

“VMRO-DPMNE-ja të dielën në mesnatë humbi zyrtarisht mundësinë për të formuar qeveri. E qartë edhe për opinionin vendas dhe ndërkombëtar është se 50 ditë nga dita e zgjedhjeve qytetarët zgjodhën ndryshimin dhe se është e domosdoshme të formohet qeveri që do të pasqyrojë vullnetin e shumicës së të gjithë qytetarëve”, deklaroi Zaev.

“Republikës së Maqedonisë i nevojitet qeveri që do të bashkojë qytetarët, në vend që t’i ndajë. Është e nevojshme qeveri e qendrueshme dhe e përgjegjshme, që do ta përmirësojë cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve në shtet dhe do të zhvillojë politika reale”, theksoi Zaev në një konferencë për shtyp të hënën.

Duke iu përgjigjur gazetarëve lidhur me qëndrimin e LSDM-së për platformën e partive shqiptare, Zaev tha se qëndrimin e partisë së tij do ta bënte publik pas marrjes së mandatit.



Lajme të ngjashme