TIKA kontribuon në zhvillimin e Shqipërisë

Shoqata të ndryshme kanë reaguar ndaj disa pretendimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale lidhur me aktivitetin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Shqipëri.

TIKA kontribuon në zhvillimin e Shqipërisë
Erdogan inauguron projekte të reja të TIKA në Kosovë dhe Shqipëri
Erdogan inauguron projekte të reja të TIKA në Kosovë dhe Shqipëri

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar në Ankara për inaugurimin e dy projekteve të TIKA-s në Kosovë dhe Shqipëri, Presidenti Erdogan tha se TIKA ka fituar zemrat e miliona njerëzve.

Pas komenteve në rrjetet sociale për aktivitetet e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ku publikohen informacione të pavërteta, institucione dhe shoqata të ndryshme në Shqipëri, kanë reaguar në mbështetje të këtij institucioni, duke vlerësuar se ka një kontribut të madh për zhvillimin e Shqipërisë, në disa sektorë.

Në lidhje me kontributin dhe aktivitetet e TIKA-a në Shqipëri, ka folur për agjencinë Anadolli (AA) nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Shoqatës "Çamëria", Dr. Abaz Hado, i cili ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Hado shprehet se TIKA ka dhënë kontributin e saj real në disa fusha në Shqipëri.

"Jam informuar shumë mirë se çfarë bën TIKA këtu. Së pari dua të theksoj që kontributi i kësaj agjencie është shumë i prekshëm. Puna e TIKA-s prek disa sfera në Shqipëri, sidomos atë të trashëgimisë kulturore. Besoj që problemi kryesor është mungesa e informimit për atë që është bërë dhe për kontributin e dhënë nga kjo agjenci në Shqipëri. Që nga koha kur unë isha zëvendësministër deri më sot kam dëgjuar dhe parë që kjo agjenci ka kryer shërbime dhe ndërhyrje në ato objekte që ne kemi patur pamundësi ndërhyrjeje që të mirëmbahen dhe të restaurohen me para publike. Në këtë rast do të thoja që puna e TIKA-s është shumë efikase. Atje ku është pamundësia e shtetit shqiptar, e shoqërisë shqiptare për të investuar dhe për të mirëmbajtur objekte të trashëgimisë dhe jo vetëm kaq, por edhe në ndërhyrje për rregullimin e infrastrukturës, etj.", është shprehur Hado.

Ai ka shtuar se ka mendim të kundërt me idetë që përhapen kundër TIKA-s, të cilat sipas tij thuhen për të bërë të mundur mosevidentimin e punës që kjo agjenci ka bërë TIKA në Shqipëri ndër vite.

"Në këtë mes mund të themi që ka një keqkuptim sepse TIKA nuk ka ndërhyrë vetëm në kultet myslimane, apo në ato të arkitekturës osmane, por ka ndërhyrë në të gjitha fushat. TIKA punën e saj nuk e ka parë vetëm si një marrëdhënie të asaj që përfaqëson, shtetin turk, por edhe më gjerë, si një ndihmë konkrete, reale, si një ndihmë, e cila forcon bashkëpunimin me institucionet shqiptare dhe sigurisht kontribuon që marrëdhëniet mes dy vendeve të jenë të shkëlqyera ashtu sikurse janë në vazhdimësinë historike të tyre. TIKA ka luajtur një rol të dorës së parë në këtë drejtim ashtu sikurse edhe institucione të tjera. Unë mund të përmend këtu Institutin “Yunus Emre”, shoqatën ALSAR dhe shumë institucione të tjera, të cilat e bazojnë veprimtarinë e tyre tek ndihma pa kushte ndaj popullit shqiptar", - ka shtuar ndër të tjera Hado.

Në vlerësimin e tij, kjo agjenci që operon prej vitesh në Shqipëri, nuk bën gjë tjetër veçse kontribuon për trashëgiminë kulturore dhe mirëmbajtjen e institucioneve të tjera të kultit, por edhe më gjerë se kaq, duke u fokusuar edhe tek kontributi për institucionet publike.

Në fund Hado shton se "TIKA ka kontribuar për spitalet, shkollat, të cilat unë ju jap shumë rëndësi, ka kontribuar për ushtrinë shqiptare, për policinë e shtetit, etj. Pra janë disa gjëra që janë reale dhe të prekshme. Ndryshe nga disa institucione të tjera që operojnë në Shqipëri, TIKA nuk e ka primare të evidentojë apo të reklamojë se çfarë bën, pasi e konsideron si detyrim moral aktivitetin e saj për të kontribuar dhe ndihmuar."

Edhe kryetari i Shoqatës Alternativa e së Ardhmes (ALSAR), Mehdi Gurra, ka reaguar pas komenteve dhe pretendimeve të fundit në rrjetet sociale në lidhje me aktivitetet e TIKA-s. Ai në një prononcim për AA shprehet se me komentet dashakeqëse synohet të hidhet baltë mbi TIKA-n, me qëllimin sipas tij për të dëmtuar imazhin dhe reputacionin e këtij institucioni prestigjioz si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-turke.

"Shoqata ALSAR duke marrë shkas nga opinionet e komentet dezinformuese dhe dashakeqëse që qarkullojnë në disa rrjete sociale pas rastit të publikuar së fundmi lidhur me një prononcim individual e të papërgjegjshëm të një ish-mësueseje të Medresesë së Shkodrës, ku synohet krijimi i insinuatave të tilla se në këtë institucion, i cili është mbështetur edhe nga TIKA, janë propaganduar ide ekstremiste, shpreh qëndrimin e saj se këto tentativa mjerane, janë përpjekje të dëshpëruara të elementeve të nxitur nga qarqe antishqiptare e islamofobe. Me këtë synojnë të dëmtojnë jo vetëm imazhin e një institucioni të suksesshëm arsimor, që me misionin e tij fisnik ka shërbyer si vatër e edukimit të brezit të ri shqiptar me vlerat e harmonisë, paqes e tolerancës ndërfetare, por përtej të gjithë kësaj synohet që me një tjetër mënyrë edhe më djallëzore të hidhet baltë mbi TIKA-n. Kjo bëhet me qëllimin për të dëmtuar imazhin dhe reputacionin e këtij institucioni prestigjioz si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-turke, të cilat vlerësohen si vëllazërore dhe të konkretizuara në praktikë me një shumëllojshmëri bashkëpunimi në fushën ekonomike, arsimit, kulturës dhe mbrojtjes", u shpreh Gurra.

Sipas tij, Agjencia Shtetërore Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), që operon në Shqipëri është një nga shembujt konkretë e më shprehës të dashamirësisë, miqësisë dhe aleancës strategjike që ka populli, shteti dhe politika e Turqisë me Shqipërinë. Ajo renditet si një nga donatorët kryesore, që ka ndikuar për zhvillimin e Shqipërisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë, në dy dekadat e fundit.

"Me fondet e saj janë rehabilituar spitale, ujësjellës, kopshte e shkolla, dhe ka ofruar një kontribut e ndihmë të pakursyer edhe për kategoritë e njerëzve në nevojë, ndër të cilët edhe fëmijët jetimë. Dëshirojmë të theksojmë këtu se nëpërmjet ndihmës së çmuar të TIKA-s, dhe mbështetjes se saj bujare, janë realizuar një sërë projektesh të suksesshme të dhurimit të pakove ushqimore, veshmbathjeve dhe çantave shkollore në ndihmë të 3000 fëmijëve jetimë në mbarë vendin. Shoqata 'Alternativa e se Ardhmes' dënon me forcë këto akte të urryera në kundërshtim me standardet etike dhe profesionale dhe në kundërshtim me kodet e komunikimit publik apo të gazetarisë, të cilat parashohin: publikimin e informatave të sakta, të verifikuara, të cilat nuk do të fshehin të dhëna thelbësore, respektimin e standardeve shoqërore të pranuara gjerësisht, bërjen e dallimit ndërmjet fakteve dhe mendimeve, lajmit dhe komentit, kultivimin e kulturës së gjuhës dhe të etikës, si dhe ruajtjen e dinjitetit dhe autoritetit të profesionit të gazetarit dhe mospërdorim të rrjeteve sociale për interesa të tentakulave të lëvizjes FETO në Shqipëri", shpreh më tej ai.

Gurra i bën thirrje edhe opinionit publik që të mos bie pre e këtyre sulmeve të tilla, që i quan paprecedenta.

Kryetari i Shoqatës ALSAR thekson më tej se "Një ndër institucionet fetare dhe normalisht me një organizim të përsosur në bashkëpunim me institucionet vendase është Medreseja e Shkodrës, ku është me të vërtetë e rëndësishme të theksohet fakti se ky institucion është krenaria e të gjitha medreseve të Shqipërisë. I vetmi institucion në Republikën e Shqipërisë, i cili prej themelimit të tij dhe deri ditën e sotme nuk ka shprehur asnjë lloj devijimi apo lëvizje nga qëllimi i themelimit si institucion dhe nga aktiviteti i saj mësimor që iu ofron myslimanëve të republikës tonë. Kjo medrese me të vërtetë me punën e saj të shkëlqyer që ka bërë, me maturantët që ka nxjerrë, me edukimin që u ka dhënë këtyre nxënësve është tashmë një model që të gjitha shkollat e vendit tonë dhe medresetë si motra duhet ta marrin shembull në mënyrën e edukimit të brezit të ri shqiptar."

Duke vënë në dukje se TIKA ka kryer investime shumë të mëdha në Shqipëri, Gurra në vijim tha se në këtë kontekst balta që mundohet ti hidhet këtij institucioni, këtij aktiviteti kaq bamirës dhe gjithëpërfshirës që ka në Shqipëri është i papranueshëm, duke shtuar se partneri strategjik i Shqipërisë, Turqia dhe Shqipëria janë të vetëdijshëm për rolin e madh të këtij institucioni në marrëdhëniet mes dy shteteve.



Lajme të ngjashme