Kosova merr pjesë në panairin e turizmit nё Stamboll

Shteti i Kosovës merr pjesё nё panairin ndёrkombёtar tё turizimit EMITT, i cili mbahet nё Stamboll deri më 29 janar dhe që konsiderohet si njёri ndёr pesë panairet mё tё mёdha nё botё.

Kosova merr pjesë në panairin e turizmit nё Stamboll
u-istanbulu-otvoren-sajam-emitt_trt-bosanski-14703.jpg

Shteti i Kosovës merr pjesё nё panairin ndёrkombёtar tё turizimit EMITT, i cili mbahet nё Stamboll deri më 29 janar dhe që konsiderohet si njёri ndёr pesë panairet mё tё mёdha nё botё sa i pёrket numrit tё vizitorёve tё interesuar nё fushёn e turizmit.

Nё kёtё panair marrin pjesё mbi 5 000 kompani dhe institucione nga 80 vende. Nga Kosova marrin pjesё bizneset qё veprojnё nё sektorin e turizmit nё Kosovё dhe rajon.

Kёtё herё vendnodhja e Kosovёs gjendet nё qendёr tё panairit, pranё Ministrisё sё Kulturёs dhe Turizmit tё Turqisё dhe pranё vendeve tё njohura ndёrkombёtarisht nё kёtё sektor siç janё India, Tajlanda etj. Gjatё hapjes sё panairit, stendën e Kosovёs e vizitoi Ministri i Kulturёs dhe Turizmit tё Turqisё, Nabi Avci.

Pёrveç kompanive turke, interesim kanё shfaqur edhe kompani dhe institucione tё ndryshme ndёrkombёtare. Gjatё dy ditёve tё para panairi do tё jetё i hapur pёr pёrfaqёsuesit e bizneseve simotra, kurse gjatё dy ditёve pasuese pёr palёt e interesuara pёr tё udhёtuar apo pёr t’i kaluar pushimet nё Kosovё, ku kjo ngjarje do tё jetё njё mundёsi shumё e mirё pёr t’i promovuar destinacionet mё tё bukura tё Kosovёs.

Organizimi i pjesёmarrjes nga Kosova udhёhiqet nga Shoqata e Turizmit Alternativ tё Kosovёs.



Lajme të ngjashme