Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Hoxhaj: Malajzia e interesuar për bashkëpunim të ngushtë me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, po realizon një trune vizitash në Azi, ku të mërkurën ka vizituar Malajzinë, e para vizitë e këtij lloji që pas njohjes së pavarësisë së Kosovës...

Hoxhaj: Malajzia e interesuar për bashkëpunim të ngushtë me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, po realizon një trune vizitash në Azi, ku të mërkurën ka vizituar Malajzinë, e para vizitë e këtij lloji që pas njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka takuar ministrin e Jashtëm të këtij shteti, Dato Sri Anifah Aman, me të cilin kanë biseduar sesi të lëvizet nga raportet e shkëlqyera politike në ato ekonomike mes dy vendeve, pasi ka shumë potencial investues.

Sipas Hoxhajt, bashkëpunimi ekonomik është me interes reciprok për të dyja vendet.

“Në takimin që kisha me ministrin e Jashtëm të Malajzisë biseduam për çështje të interesit reciprok të vendeve tona. Mund të them se Kosova gëzon një mbështetje të mirëfilltë në këtë vend, i cili ka një peshë të veçantë në Azinë Juglindore, qoftë në planin politik, apo atë ekonomik. Ndërsa, në takimet që kisha po ashtu me oda të ndryshme ekonomike, ka një interes të shtuar për një bashkëpunim më të madh ekonomik me Kosovën”, deklaroi ministri Hoxhaj.

Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme të Malajzisë, Dato Sri Anifah Aman, e ka vlerësuar të rëndësishme vizitën e Hoxhajt duke shprehur gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik me Kosovën.

“Jemi shumë të interesuar për bashkëpunim të ngushtë me Kosovën. Ka mjaft fusha në të cilat do të mund të kishim bashkëpunim, veçanërisht në aspektin bilateral, atë të investimeve dhe tregtisë. Mendoj që mundësitë janë të mëdha dhe jam i sigurt që sapo të vendosen këshillet e bizneseve mundësitë do të rriten dhe do të shfrytëzohen për të bashkëpunuar ngushtë me Kosovën dhe vende të tjera të botës”, ka thënë ministri Anifah Aman.

Më pas, Hoxhaj ka takuar udhëheqësit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Industrisë të Malajzisë, ku është diskutuar ideja e organizimit të një forumi të përbashkët ekonomik në Malajzi gjatë këtij viti.

Përfaqësuesit e biznesit në këtë shtet kanë shprehur interesim të veçantë për të investuar në Kosovëm veçmas në fushën e turizmit, bankave dhe ndërtimit.

Këtë javë, ministri Hoxhaj po viziton rajonin e Azisë Juglindore, ku ka qëndruar në Singapor, Brunei dhe Malajzi.



Lajme të ngjashme