Vazhdon procesi i dialogut Kosovë-Serbi

Me ndërmjetësimin e Federica Mogherini Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Isa Mustafa u takuan në Bruksel me homologët e tyre nga Serbia.

Vazhdon procesi i dialogut Kosovë-Serbi

Vazhdon procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ky ishte takimi i parë pas krizës së trenit që u jetua mes Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Mbledhja e mbajtur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian u mbajt në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës.  

Në takimin me shefen e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, Kosova u përfaqësua nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Isa Mustafa, ndërsa Serbia nga Presidenti Tomislav

Nikoliq dhe Kryeministri Aleksandar Vuçiq.

Delegacionet e të dy vendeve filluan takime të ndara bilaterale me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini. Takimi i parë u zhvillua mes delegacionit të Serbisë, pas të cilit u zhvillua edhe takimi me delegacionin e Kosovës.

Pas takimit Mogherini deklaroi se është rënë dakord për ti avancuar edhe më tej bisedimet mes palëve.

Federica Mogherini bëri të ditur se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve kanë shumë rëndësi për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor.

Kriza mes dy vendeve doli pas dërgimit të trenit me mbishkrime “Kosova është Serbi” dhe që mbante ngjyra të flamurit serb në Kosovë nga ana e Serbisë.

Tensionimi mes dy vendeve ishte rritur edhe më shumë pas arrestimit të ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë në bazë të vendimit për arrest të lëshuar ndaj tij nga ana e Serbisë.

Gjatë krizës së trenit, policia e Kosovës dërgoi njësitë speciale në kufi, ndërkaq Serbia deklaroi që nëse është e nevojshme për mbrojtjen e serbëve në Kosovë do të dërgojnë edhe ushtrinë.



Lajme të ngjashme